Dimension HR
Në emër të një klienti të njohur, me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri dhe rajon, Dimension HR po rekruton kandidatë për pozicionin:
MENAXHER PRODHIMI (Profili Inxhinier Mekanik)
Përgjegjësitë kryesore të rolit përfshijnë:
- Mbikëqyrja e procesit të realizimit të planit të prodhimit dhe sigurimi i përmbushjes së kërkesave të caktuara.
- Kontrolli i standardeve të cilësisë së procesit të prodhimit, duke u bazuar në dokumentacionin përkatës.
- Bashkëpunimi me departamentin e logjistikës për të marrë dhe parashikuar planet javore të prodhimit.
- Monitorimi dhe analiza e skrapit, duke identifikuar shkaqet dhe duke gjetur metoda për reduktimin e tij.
- Ndjekja e çështjeve disiplinore, menaxhimi i mungesave dhe pushimeve vjetore, si dhe zbatimi i masave disiplinore në përputhje me politikat e kompanisë.
- Gjetja e metodave për rritjen e produktivitetit dhe standardeve të cilësisë.
- Zbatimi i rregulloreve të kompanisë dhe mbajtja e etikës së komunikimit brenda ekipit dhe me eprorët.
Kërkesat për kandidatin ideal:
- Diplomë në inxhinieri (elektrike, mekanike ose fushë të ngjashme).
- Njohuri dhe përvojë në proceset e prodhimit, veçanërisht në industri të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme prej 1-3 vjet në prodhimin e kabllove ose makinerive është e preferueshme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi, si dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe përdorimit të kompjuterit.tes, njohuri shumë të mira kompjuterike.
Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt “MENAXHER PRODHIMI”
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al