• Tirana

Dimension HR

Dimension HR po kërkon të rekrutojë KOORDINATOR PROJEKTI për një nga kompanitë më të mëdha në vend që operon në fushën e zhvillimit të projekteve të ndërtimit.

Përmbledhja e Pozicionit:
Do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Për të arritur këtë detyrë, Koordinatori i Zhvillimit duhet të ketë iniciativë, të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse dhe koordinuese. Përgatit propozimet për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, kontrollet e devijimeve, dorëzimet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve për ndërtimin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Monitoron afatet kohore të investitorëve, të parashikuara në kontratat e bashkëinvestimit për të informuar në kohë Menaxherin e Projektit për devijancat;
  • Asiston në menaxhimin e kontratave për pajtueshmërinë dhe përmbushjen e të gjitha standardeve të kompanisë, standardeve të projektimit, specifikimeve teknike, planeve të projektit dhe planit të biznesit të hartuar;
  • Informon dhe mbështet strukturat përkatëse të Kompanisë për marrjen e Pronësisë së Tokës dhe të gjitha Lejet përkatëse për fillimin e Zbatimit të Projektit;
  • Monitoron dhe ndjek buxhetin e projektit, dhe mban të informuar Menaxherin e Projektit;
  • Krijon dhe zhvillon marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në projekt, për progres, duke përfshirë koordinimin e takimeve sipas nevojës
  • Sigurohet për zbatimin e plotë të procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
  • Koordinon me mbikëqyrjen e terrenit ecurinë e projekteve;
  • Siguron që ideja e projektit dhe zhvillimet strategjike të projektit të kenë marrë konfirmimin e investitorit;
  • Menaxhon zbatimin e ndryshimeve të miratuara dhe planin e çdo projekti;
  • Raporton mbi statusin e çdo projekti, mbikëqyr dhe zhvillon dokumentacionin në lidhje me projektet, ndan idetë dhe zbaton metodologji të reja për të lejuar përparimin e tyre;
  • Ndihmon gjatë buxhetit, kontrollit të kostos dhe qarkullimit te parave;
  • Analizon nevojat e projektit, plotëson kërkesat për transparencë, për finalizim dhe qëndrueshmëri në ecurinë e fazave të zhvillimit;
  • Mbështet zhvillimin e projektit në përputhje me grafikun dhe buxhetin për të gjitha aktivitetet e projektit;
  • Kujdeset që të gjitha informacionet në lidhje me projektin është i sigurt dhe i shperndare me palet e perfshira, me synimin për të ruajtur një sistem të përsosur të menaxhimit të projektit nga faza e projektimit dhe miratimit të lejes deri në dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për procedurën e dorëzimit dhe pajisjen me Certifikatën e Përdorimit të projektit;
  • Përgatit raporte periodike për ecurinë e projekteve;
  • Asiston dhe mbështet palët e interesuara me informacionin si dhe zbatimin e progresit të kërkesave të klientit për çdo projekt para dhe pas shitjes;
  • Ndihmon progresin për përgatitjen e paketave të projektimit dhe draft kontratave;
  • Kryen kontrolle mbi cilësinë në projekt, si dhe siguron që të gjitha klauzolat janë duke u zbatuar sipas QA/QC dhe dizajneve;
  • Viziton kantierin, mbështet stafin teknik/lokal me procesin e projektimit dhe ndërtimit;
  • Ndjek dhe raporton për të gjitha çështjet që lidhen me institucionet shtetërore (përfshirë ato vendore) në zonat ku zhvillohen projektet, Bashki, OSHEE, MB, MNZ etj.;
  • Strukturon dosjet e projektit dhe i mban skedarë sipas udhëzimeve të kompanisë;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara sipas nevojave ose urgjencës së projektit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në nje nga fushat e Inxhinierise se Ndertimit, Arkitekture, Zhvillimit i Projektit të Pasurive të Paluajtshme.

Kualifikime të tjera: Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në shitje, arkitekture, Punime Civile.

Aftësitë

  • Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projekte, korrespodencat e biznesit, kontratat, proçedurat dhe manualin teknik;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme të involvuara në projektin e ndërtimit
  • Aftësi për të paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, hartimi i raporteve, etj.;
  • Të ketë njohuri bazë në përdorimin e programeve si : CAD, EXCEL, MS-PROJECT ose PRIMAVERA, etj.;

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «KOORDINATOR PROJEKTI»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×