• Tirane

Dimension HR

Për një kompani te madhe ne vend, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

KOORDINATOR I EVENTEVE


DETYRAT E POZICIONIT

• Të ndertojë në bashkëpunim me drejtuesin e departamentit strategjinë vjetore  në lidhje me organizimin e eventeve.

•  Te krijojë dekore apo tematika të ndryshme referuar festave të ndryshme apo organizimeve të krijuara nga vetë Departamenti.
• Të jetë i /e përditësuar me ndodhitë jashtë vendit dhe praktika te tjera te huaja.
• Të ketë dhe kijojë kontakte të kompanive të organizimit të eventeve brenda dhe jashtë vendit dhe të sjelli vazhdimisht ide novatore.
• Të merret me zhvillimin e eventit duke përdour burimet brenda dhe jashtë kompanisë.
• Të realizojë evente cilësore me pjesëmarrje të lartë numri vizitorësh.
• Të arrijë objektivat vjetor të numrit të eventeve të parashikuara.
• Të arrijë numrin e pjesëmarrësve të targetuar për secilin event.
• Të zhvillojë evente që i vijnë në ndihmë fushatave madhore të kompanise
• Të zhvillojë plan eventesh diferencues.
• Të mbajë marrëdhenie me departementin e Prokurimeve dhe të ndjeki të gjitha proçeset me përpikmëri.
• Të ruajë, të mirëmbajë dhe dokumentojë me përpikmëri dhe me detaje të gjitha dokumenat përaktëse për secilin event referuar proçedurave të kompanisë
• Të përmirësojë proçese aktuale për mirëmbajtjen e materialeve që përdoren në evente duke i ricikluar ato.
• Të jetë i/ e aftë të perdori mediat sociale për të pasqyruar eventet si dhe të përditësohet me zhvillimet e reja në keto platforma duke i vendosur në funksion të zhvillimit të suksesshem të eventeve.
• Të manaxhojë shitjen e hapësirave promocionale që të siguroj te ardhura shtesë për departamentin si nga dyqanet e qendrave dhe nga partnerët.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare (preferohet MBA)
Eksperienca: Preferohet të paktën 3 vite përvojë në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme
Aftësi:

  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike
  • Gjuhet e huaja: Aftesi te mira komunikuese ne Anglisht.
  • Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi.
  • Aftesi shume te mira komunikuese

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « Koordinator i Eventeve»
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×