Dimension HR
Dimension për një kompani që operon në fushën e ndërtimit po kërkon të rekrutojë kandidatë profesionistë për pozicionin vakant “INXHINIER ZBATIMI”
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Mban dhe manaxhon kontaktin e perditshëm me nënkontraktoret.
- Kujdeset për zbatimin e buxhetit të projektit.
- Kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore duke përfshire ketu edhe mbajtjen e dokumentacionit në kantier
- Eshte përgjegjës për sigurine teknike dhe fizike në Kantier;
- Menaxhon burimet njerëzore në kantier.
- Harton planin mujor/javor të punimeve dhe përgatit kërkesat për furnizim me materiale, fuqi punëtore, makineri.
- Harton dhe kontrollon dokumentacionin teknik në objekte.
- Harton librezat e masave dhe situacionet pjersore/finale dhe i dërgon për miratim tek Inxhinieri përgjegjës i Projektit.
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
- Trajnon për punë specifike apo risqe te vecanta në varësi të procesit të punës.
- Kryen inspektime dhe kontrolle të shpeshta të sigurisë.
Aftësi dhe Kualifikime:
- Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim;
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Inxhinier ndertimi.
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
- Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
- Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të email-it:[email protected] me subjekt “INXHINIER ZBATIMI”
Ju mirepresim!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al