• Tirane

Dimension HR

Dimension HR për një kompani lider në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike po kërkon të rekrutojë: Inxhinier Elektrik


DETYRAT E POZICIONIT:
• Organizon dhe mbikqyr punimet në terren deri në kolaudimin e projektit fotovoltaik
• Sigurohet që punimet të kryhen sipas parametrave të planit teknik dhe në bazë të rregullores së sigurimit teknik
• Rishikon dhe riharton kostot reale të instalimit si dhe planin teknik në rastet kur ka ndryshim nga plani fillestar (as build schematic)
• Zbatim i punës në perputhje me grafikun e zbatimit të projektit
• Përgatitje e raporteve të zhvillimit të punës

 

KUALIFIKIMET DHE AFTESITË E KËRKUARA:
Arsimi:Të ketë arsim të lartë me profil Energjitike/Automatizim Industrie/Mekatronike/ Energji të Rinovueshme

Experiencë:
• Eksperiencë praktike në AutoCad dhe programe të tjera kompjuterike
• Eksperiencë pune 5 vjecare në zbatim ose mbikqyrje projekti

Aftësi:
• I aftë të pershtatet me programe të reja kompjuterike
• Gatishmëri për të punuar në zona të ndryshme në Shqipëri
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Aftesi shumë të mira komunikimi
• Patente e klasit B (e domosdoshme)

 

Si të aplikosh?
Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected] me subjekt Inxhinier Elektrik

Ju mirepresim!

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×