• Tirane

Dimension HR

Dimension HR po kërkon të rekrutojë një COMMERCIAL DIRECTOR për një nga kompanitë më të mëdha që operon në sektorin e energjisë së rinovueshme.

 

DETYRAT E POZICIONIT

Detyra te Marketingut

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore.
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjeve, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve dhe ndjekja e realizimit të tij.
  • Përfaqësimin i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitar dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
  • Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Menaxhimi i marrdhenieve me agjensitë e reklamave dhe palët e treta;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Formulon, drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat për të promovuar produktin dhe shërbimet e kompanisë;
  • Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;

 

Detyra te shitjes

  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat.
  • Propozon oferta të personalizuara për klientët;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek Bordi para finalizimit të kontratës;
  • Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja.
  • Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Përgatit raportet javore/mujore të departamentit;
  • Ndertimi dhe rifreskimi i database së klientit;

 

Detyra menaxheriale

  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Identifikon nevojat për trajnim;
  • Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta.
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv potencialet për projekte te reja të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Detyra të tjera që i caktohen;

 


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
Eksperienca: Preferohen kandidatë me mbi 5 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
Aftësitë:

  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt« COMMERCIAL DIRECTOR »

Ju mirepresim!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×