• Tirane

Dimension HR

DIMENSION po kërkon të rekrutojë “ASISTENTE ZYRE” për një brand të njohur i specializuar në shitje me pakicë.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Menaxhon procesin e porosive të kompanisë, duke filluar nga mbledhja e nevojave, kryerja e porosisë dhe shpërndarja e tyre sipas çdo departamenti.
  • Mban komunikimet me operatorin e telefonisë celulare në lidhje me çdo nevojë të kompanisë.
  • Korrigjon dhe redakton dokumente ose materiale, duke bërë korrigjime dhe rishikime të nevojshme për të siguruar saktësi, përputhshmëri, qartësi të drejtshkrimit përkatës, gramatikës dhe pikësimit;
  • Bën përkthime të dokumentacionit nga gjuha Greqisht – Shqip dhe e kundërta;
  • Suporton, asiston dhe ndihmon departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentet e tjera sipas kërkesave përkatese.
  • Përgjegjëse për protokollimin e dokumentave në arshivën e kompanisë;
  • Përgjegjëse për dokumentacionin që duhet të përmbajë dosja e punonjësit;
  • Përgjegjëse për proceset e udhetimeve për stafin që udhëton jashtë Shqipërisë, duke ndjekur procedurën e blerjeve dhe prokurimeve të kompanisë;
  • Përgjegjës për rregjistimet e të dhënave në sistem si dhe asistimi lidhur me problematikat sa i përket përkthimit të faturave doganore.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë arsimin e lartë
Eksperiencat e punës: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në të njëjtin pozicion
Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën greke;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën angleze.
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
  • Aftësi kompjuterike duke përfshirë paketën MS Office ose të ngjashme;
  • Aftësi të punojë me numra dhe literaturë.



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « ASISTENTE ZYRE»
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

Për të tjera mundësi punësimi vizitoni www.dimensionhr.al/vakanca

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×