Dimension HR
Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant Arkitekt Zbatimi për një nga kompanitë me të mëdha e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale.
Përmbledhja e Pozicionit:
Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materiale
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin në lidhje me projektin;
- Koordinimi dhe zbatimi i projektit;
- Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
- Sigurohet që materialet e dhëna për zbatim të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;
- Përgjegjës mbi menaxhimin dhe azhornimin e projekteve dhe ecurisë/historikut të tyre në serverat dhe folderat e projektit në intranet;
- Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
- Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
- Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
- Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotësimet e nevojshme për kantierin sipas nevojës;
- Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;
- Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
- Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
- Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit.
- Leximi i projekteve tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
- Njohja me zbatimin, projektin në terren, si dhe strukturën e kompanisë në tërësi dhe të projektit në vecanti;
- Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
- Përpilimi i detajeve ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas udhëzimeve të eprorëve;
- Zbërthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
- Vizatimi I elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
- Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës për punimet e rifiniturave;
- Lexon projektet e vilave tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit;
- Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;
- Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
- Mbajtje kronologjisë së dorezimit të projekteve, ndryshime apo projekte në dorëzim të vazhdueshëm nga palë të treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurinë e projekteve dhe problematikat përkatëse për zgjidhje;
- Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në programin e studimit Arkitekturë.
Eksperiencë: Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit
Aftësitë:
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
Ofrohet:
- Akomodimi në hotel
- Ushqimi i mbuluar me 3 vakte
- Transporti
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Arkitekt Zbatimi»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al