Kohëzgjatja: 2 Ditë

Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve sidomos ato departamente që kanë të bëjnë me përdorimin e Excelit si departamentet e shitjes, kontabilitetit, logjistikës, BNJ, në mënyrë që të jetë i dobishëm në përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e raporteve.

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit

Ky trajnim ju pajis me funksionet e një faqeje të Microsoft Excel. Moduli i trajnimit do të shpjegojë detaje të funksioneve të Excelit. Do të zgjerojë njohurinë mbi funksionet duke automatizuar veprimet. Do të prezantohen mënyra se si të menaxhoni të dhënat dhe si ti prezantoni ato nëpërmjet tabelave dhe grafikëve shpjegues.

Përpunimi i të dhënave është i rëndësishëm në kryerjen e analizave të ndryshme që paraprijnë proceset e vendimmarrjes. Të kurseni kohë me kërkimet e ndërlikuara apo ndërlidhjen e të dhënave. Të jeni në kontroll të ndryshimeve dhe ruajtjen e sigurisë së informacionit tuaj.

Objektivat e Trajnimit

Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Punojnë në faqen bosh
  • Hedhin të dhëna të ndryshme në to dhe si t’i prezantojnë këto të dhëna
  • Bëjnë llogaritje të ndryshme
  • Krijojnë grafikë
  • Punojnë me elementë të dizenjimit nga ana vizuale, grafike etj.

Përmbledhja e Temave

  • Moduli 1: Funksionet
  • Moduli 2: Punimi i të dhënave
  • Moduli 3: Punimi me të dhëna të jashtme
  • Moduli 4: Grafikët
  • Moduli 5: Tabelat
  • Moduli 6: Veglat ndërvepruese
  • Moduli 7: Auditimi i të dhënave

EXCEL – Niveli Mesatar

×

Powered by WhatsApp Chat

×