Kohëzgjatja: 1 Ditë

Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve sidomos ato departamente që kanë të bëjnë me klientet, shitjet, marrëdhënien me partnerët në nivele të ndryshme.

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit

Ky program është hartuar që të përqëndrohet në aftësitë bazë të komunikimit: të dëgjuarit, bërja e pyetjeve të mprehta dhe njohja e fuqisë të komunikimit jo-verbal. Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të ndërtojnë marrëdhënie duke përdorur teknika të thjeshta, ritmi dhe drejtimi të cilat mund të përkthehen në rezultate pozitive.

Pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kombinojnë tonin e zërit, gjuhën e trupit me një gjuhë e cila angazhon të tjerët. Përdorimi i një modeli komunikimi me katër pika, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të komunikojnë mesazhet e tyre më qartë, me besim dhe në mënyrë efektive.

Objektivat e Trajnimit

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Komunikojnë në mënyrë të qartë, me besim dhe guxim
  • Të angazhohen më mirë me tjetrin duke dëgjuar në mënyrë më efektive dhe duke bërë pyetje të mprehta
  • Përdorin teknika të ndërtimit të marrëdhënieve më të mira me të tjerët
  • Kombinojnë tonin e zërit, gjuhën e trupit me gjuhën e duhur për të komunikuar më qartë mesazhin e synuar
  • Përdorin katër parime për të komunikuar me ndikim

Përmbledhja e Temave

  • Moduli 1: Sa mirë komunikoni ju?
  • Moduli 2: Përdorimi i gjuhës angazhuese
  • Moduli 3: Përdorimi i Fuqisë së Pyetjeve
  • Moduli 4: Përdorimi i Dëgjimit Aktiv
  • Moduli 5: Përdorimi i komunikimit jo-verbal dhe Rëndësia e ndërtimit të marrëdhënieve

Aftësitë Komunikuese

×

Powered by WhatsApp Chat

×