INVEST in people

Rekrutim personeli
KOntakto

Optimizoni Biznesin Tuaj

 Dimension hr

Cfarë është rekrutimi ?

Rekrutimi është gjetja e njerëzve të duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Rekrutimi kërkon një angazhim të dedikur për të realizuar aksiomën e mësipërme dhe shpesh herë kompanitë nuk e kanë ekspertizën dhe kohën e mjaftueshme për këtë proces.

Për të shmangur gabimet në rekrutim është e nevojshme që këtë proces kompanitë t’ia adresojnë shoqërive të rekrutimit. Një rekrutim i gabuar sjell kosto për kompaninë që është minimalisht paga bruto e një punonjësi x 2, pa llogaritur fitimin e munguar etj.

Si realizohet një proces rekrutimi pranë Dimension HR?

Njohja me kompaninë dhe analiza e nevojave

Takimi ynë i parë për kërkesat e një pozicioni të ri, profilin e kandidatit, kulturën dhe objektivat e kompanisë mbyllet me një marrëveshje mbi specifikimet përfundimtare për përfundimin e  procesit me sukses.

Kërkimi dhe takimi me kandidatët

Për shkak të eksperiencës së konsulentëve tanë, kandidatët vlerësojnë njohuritë dhe këshillat e  tyre, gjë që rrit mundësinë në përthithjen e talenteve më të mira për kompanitë.

Vlerësim dhe përzgjedhje

Një intervistë e thelluar e kompetencave e ndjekur nga një vlerësim i mëtejshëm përmes referencave është faktori vendimtar për vlerësimin e bërë nga konsulentët tanë para se lista e kandidatëve të përzgjedhur t’i prezantohet kompanisë.

Rekrutimi final

Një nga pikat kritike të procesit të rekrutimit është që përpjekjet të rezultojnë në punësimin aktual të kandidatit. Aftësitë dhe eksperienca në mbylljen e një procesi kërkimi pune mund të bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit

Finalizimi i procesit

Për shkak të kontaktimit të vazhdueshëm me kandidatët për çdo hap të procesit të kërkimit, konsulentët tanë monitorojnë dhe zgjidhin problemet mbi punën ose aspektet praktike dhe personale të kalimit nga një punë në tjetrën në momentin që lindin, duke minimizuar kështu të gjithë faktorët që mund të pengojnë finalizimin e procesit.

Përgjegjësia për ndjekjen e mëtejshme;

Konsulentët tanë sigurohen sistematikisht që kandidatët e punësuar të kenë një ndikim pozitiv që tejkalon pritshmërinë e klientëve tanë. Ne i ndjekim kandidatët dhe klientët në intervale të rregullta për të kontrolluar punën dhe përshtatshmërinë e tyre.

Përparësitë e një angazhimi të tillë janë:

  • Reduktimi i kostove të kompanisë për të gjetur kandidatë potencial;
  • Sigurojmë ekspertizë ne fushën e rekrutimit: database, referenca, vlerësime & testime, rrjet kandidatësh etj;
  • Minimizimi i humbjeve nga rekrutimet e gabuara;
  • Optimizimi i kohës së gjetjes së kandidatëve për punësim;
  • Mundësi për të rekrutuar talentet në treg;
  • Negocime me kandidatë potencialë me kushte më të mira për të dyja palët.

Kontaktoni

Rreth Nesh
Blog
Kontakt

Sherbimet

Konsulence per Manaxhim
Gjetje ekzekutivesh
Rekrutime Personeli
Staff Leasing
Programe trajnimi
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi Financiar
Software per HR

Pozicione Vakante

Financiere
Graphic Designer
Hr-Manager
Arkitekt/e
Java Back End Developer
Agjent Forex
Agjent Shitje
Marketing

Follow Us