Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Shitëse

Shitëse
 
 

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

SHITËSE


 

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Shitësi i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Qëllimi kryesor i punës së shitësit të dyqanit është të përmiresojë shitjet dhe maksimizoje fitimet duke rritur xhiron ditore.


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Realizimi i targetit individual të shitjeve në përputhje me planin e caktuar;
  • Të ofrojë shërbim profesional për klientët duke pasqyruar imazhin dhe kulturën e kompanisë.
  • Prezanton artikujt klientëve duke i këshilluar në blerjet potenciale me qëllim rritjen e shtijeve në dyqan;
  • Kujdeset për imazhin e dyqanit dhe siguron mirëmbajtjen e tij në përputhje me politikat e shitjeve;
  • Mirëmban artikujt në dyqan duke siguruar bërjen e tyre gati në kohë për dorëzim te klienti;
  • Njofton Menaxherin e dyqanit per fustanet e dëmtuara dhe merr prej saj mendimin për masën e dëmshpërblimit që duhet të paguajë klienti;
  • Për ҫdo ulje ҫmimi merr aprovimin nga menaxheri i dyqanit;
  • Kujdeset për inventarin e artikujve në dyqan dhe është pjesë e proceseve të inventarit;
  • Mirëmban rregullin dhe pastërtinë në dyqan;
  • Zbaton procedurat dhe politikat e kompanisë në procesin e punës;
  • Të marrë pjesë në evente të organizuara nga kompania, duke qënë present në support për realizimin e tyre;
  • Të marrë pjesë në pastrimin e dyqanit ditor dhe të përgjithshëm (larje, marje pluhurash);
  • Të raportoje problemet tek Menaxheri i dyqanit ose Përgjegjëset e Turnint;
  • Të informojë për trendet e reja dhe ecurine e Koleksionit të Ri tek Menaxheri i Dyqanit ose Përgjegjëset e Turnit;
  • Të jetë përgjegjëse për inventarin dhe dokumentacionin;
  • Të mbajë përgjegjësi për xhiron ditore, pra dorëzimet e sakta të lekëve të mbyllen brënda ditës;
  • Të sigurojë që dorëzimi i fustanit të jetë i rregullt dhe i pa dëmtuar tek klienti kur ekzekutohet kontrata;
  • Të jetë përgjegjëse për marrjen në dorëzim të fustaneve nga qëndistaria dhe kur ato janë në garderobë të evidentojë ҫdo problem të mundshëm të tyre;
  • Kryen punën personalisht dhe me përkushtim;
  • Zbaton me përpikmëri të gjitha urdhërat, udhëzimet, instruksionet e dhëna nga Menaxheri i Dyqanit apo Përgjegjësi i Turnit;
  • Ruan me besnikëri interesat e Kompanisë;
  • Zbaton orarin e punës;
  • Zbaton me përpikmri rregulloret dhe instruksionet e tjera të Kompanisë;
  • Sugjeron më shumë se një artikull për klientët e dyqanit;
  • Kujdeset që ҫdo klienti t’i marrë të dhënat sipas formularit të paracaktuar;
  • Në mungesë të përgjegjësit të turnit kur punon i vetem në turn mban përgjegjësinë dhe depozitimin e cash-it në bankë ose në arkë;
  • Informon të gjithë klientët për promocionet aktive në dyqan dhe për përfitimet e veprimit të blerjes në kohë dhe sasi;
  • Kujdeset që dyqani të jetë në rregull, i pastër dhe i ndriҫuar;
  • Radhit artikujt sipas masave, vendos artikujt në varëse, të cilat duhet ta kenë treguesin nga hyrja e dyqanit, sipas procedurave të vendosura nga Brandi;
  • Kujdeset që dhoma e provës të jetë në rregull, duke e kontrolluar herë pas here dhe duke hequr produktet që ndodhen në to;
  • Bën zëvendësimin e artikujve kancelarike & detergjentëve që mungojnë në dyqan nga depo;
  • Trajnohet që të njohe shumë mire produktet që shet Brand-i;
  • Merr pjesë në hapjen e koleksioneve të reja dhe kontrollon që faturat të korespondojnë me hyrjen fizike të produktit, qofshin këto dhe produkte jo për shitje;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diploma universitare përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me 2-5 vjet përvojë profesionale në shitje;


Aftësi:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe miresjellje me klientët & Koleget;
  • Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
  • Të jetë e aftë të ndjekë instruksionet;
  • Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
  • Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
  • Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Aftësi të mira organizuese dhe menaxhuese;
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze,italiane;
  • Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh;
  • Të përvetësojë shumë mirë programin e shitjeve të kompanisë.

                             

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre në (letër shoqëruese dhe CV) në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shtator 2017


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension