Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxher Marketingu

Menaxher Marketingu
 
 

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER MARKETINGU


 

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e Brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi. Qëllimi kryesor i punës është te rrisë imazhin e kompanisë dhe ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme. Është përgjegjës për funksionimin e proçesit të punës dhe Menaxhimin e stafit vartës.


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Planifikimin dhe respektimin e
  • Buxhetit Marketing;
  • Menaxhimin e stafit në varësi;
  • Kontrollin e Imazhit të Brandit;
  • Shërbimin ndaj klientit;
  • Aktivitetet e marketingut;
  • Aktivitetet logjistike dhe administrative për të cilat kanë rënë dakort me supervizorin.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

    Detyra Marketing:
  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve duke bashkëpunuar ngushtë me BM dhe Event Menageret.
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit , ju paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktikë për të rritur shitjet;
  • Organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Ideon strategji dhe marketon produktet dhe shërbimet e reja, duke takuar partnere te ndryshem dhe duke risjelle sherbime te ndryshme te cilat i marketonn ne menyren me te mire te mmundhsme dhe ju percjell informacionin stafit te shitjes;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise, website-t të kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Përgatitja e plan media-ve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë.
    Detyra Menaxheriale:
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre;
  • Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës.
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
  • Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Përpilon dhe raporton te Brand Menaxheri në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin dhe me palët e treta.
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Bashkëpunon me Event Menageret dhe me stafin e salloneve për të shfrytëzuar potencialin e klientëve.
    Detyra Operacionale:
  • Sigurohet që përpara ҫdo sezoni të jetë gati një portofol i materjaleve marketing si: kartëvizita, flyer, fletëpalosje, canta paketimi si dhe cdo material tjetër promocional, etj.
  • Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkatës.
  • Kontrollon dhe raporton për gjëndjen e imazhit të kompanisë dhe dyqaneve;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;


Aftësi:

  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing dhe shitje;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Aftësi krijuese dhe me ide inovatore;
  • Aftësi të mira ndërveprimi dhe bashkëpunimi;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim me klientët dhe kolegët;
  • Të ketë një paraqitje të rregullt estetike;
  • Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve;
  • Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë mirë në grup;
  • Të jetë e aftë e përpiktë në orare;
  • Fleksibël me kohën e punës;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi koordinuese dhe organizuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në Internet;
  • Të ketë lejë drejtimi.

                             

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre në (letër shoqëruese dhe CV) në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shtator 2017


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension