INVEST in people

Konsulencë për Menaxhim Strategjik të Burimeve Njerëzore
KOntakto

Optimizoni Biznesin Tuaj

 Dimension hr

Çfarë është  Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore?

Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore është pjesë e Planit Strategjik të kompanisë.

Plani strategjik konsiston ne mënyrën se si njekompani planifikon të shkojë nga pika “Ku ne jemi”  në pikën “Ku duhet të shkojë”.

“Ku ne jemi” përfshin analizen e brëndshme, në veçanti një analizë të tregut, të industrisë, të konkurrentëve, të burimeve, të fuqive dhe dobësive, të teknologjisë, të faktorëve ekonomikë, të demografisë, të influencave ndërkombëtare dhe një numër i madh faktorësh te tjerë.

Për të përcaktuar “ku duhet te shkojmë” dhe “kur ne duhet te jemi atje” është akoma më e vështirë sepse kerkon te përcaktojmë dhe parashikojmë ndryshimet në të gjithë këta faktorët e përmendur më sipër.

Menaxhimi Strategjik i BNJ përfshin planifikimin e burimeve njerëzore në plane afat shkurtra, afat mesme dhe afata gjata në përputhje me planet strategjike të kompanisë.

Çfarë përfshin Sistemi i Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore?

Për të garantuar realizimin e planit strategjik është shumë e rëndësishme, të pasurit e një Sistemi të plotë të MBNJ duke përfshirë:

Planifikimin për burimet njerëzore

Ndërtimin e strukturës organizative

Përcaktimin e hierarkisë dhe varësisë të çdo pozicioni në shoqëri

Funksionet e departamenteve

Ndarjen e roleve dhe përgjegjësive të pozicioneve të punës

Strategjitë për trajnimin dhe zhvillimin

Përgatitjen e procedurave për rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin

Përgatitjen e politikave për menaxhimin e performancës, praktikat dhe rregulloret e punës të punësimit

Përgatitjen e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe ofrim të asistencës teknike menaxhimit të kompanisë dhe staff-it ekzekutiv

Si mund ta përmirësojmë “Menaxhimin Strategjik të BNJ” nëse elementët e sipërpërmendur nuk janë tërësisht të konsoliduar?

Në shoqëri të cilat pjesërisht mund të kenë elementët e mësipërm dhe dëshirojnë të përmirësojnë produktivitetin në punë të punonjësve dhe të kenë një sistem të konsoliduar të BNJ, konsulenca shtrihet edhe në pikat e mëposhtme:

  • Analizat e proçeseve të punës (process map);
  • Ri-inxhinieringu i proceseve, ndarja e roleve dhe përgjegjësive ndërmjet departamenteve;
  • Përgatitja e procedurave operacionale të departamenteve;
  • Përgatitja e formateve të raportimit për të analizuar ecurinë e proceseve;
  • Përgatitja e planit strategjik të shoqërisë, ndarja e objektivave të performancës sipas departamenteve;
  • Përgatitja e proceseve që do të targetohen dhe objektivat të performancës për çdo punonjë

Cilat janë përfitimet që vijnë nga një Sistem i konsoliduar i Menaxhimit Burimeve Njerëzore?

Të pasurit e një sistemi të plotë rrit besimin dhe vlerën e kompanisë në raport me punonjësit dhe me tregun.

Profesionistët sot gjithmonë e më shumë kerkojnë të punojnë në kompani të strukturuara, që kanë skema të qarta të punës, zhvillimit, kompesimeve gjatë ciklit të jetëgjatësisë së punonjësit në kompani. Rrjedhimisht, punonjësit profesionistë shtojnë vlerë si dhe sigurojnë rritjen e përfitueshmërisë së kompanisë që është dhe një nga qëllimet kryesore të saj.

  • Politika të qarta për menaxhimin e bnj, rekrutim, zhvillim, performancë etj;
  • Vendimarrje të duhura në lidhje me funksionet e bnj dhe punonjësit;
  • Reduktimi i kostove të punës;
  • Rritja e produktivitetit të punës;
  • Njehsimi i objektivave në nivel biznesi, departamenti dhe punonjësi;
  • Rritja e nivelit të kualifikimit të

Kontaktoni

Rreth Nesh
Blog
Kontakt

Sherbimet

Konsulence per Manaxhim
Gjetje ekzekutivesh
Rekrutime Personeli
Staff Leasing
Programe trajnimi
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi Financiar
Software per HR

Pozicione Vakante

Financiere
Graphic Designer
Hr-Manager
Arkitekt/e
Java Back End Developer
Agjent Forex
Agjent Shitje
Marketing

Follow Us