Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

TAX MANAGER

TAX MANAGER

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Jeni individë në kërkim të karrierës tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një grupi të suksesshëm të investimeve, që zhvillon aktivitetin e tij në Shqipëri dhe Rajon, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

                                                            TAX MANAGER

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Ofron shërbime të këshillimit të brendshëm të taksave dhe mbështetje për çështjet e operimit të biznesit;

- Identifikon, vlerëson dhe zhvillon praktika për të ulur rreziqet tatimore në të gjithë Grupin;

- Krijon, shqyrton dhe propozon përmirësime në raportimin e brendshëm të tatimeve të Grupit;

- Sigurohet per zbatimin e sakte te politikave / udhëzimeve tatimore të Grupit, përputhshmërisë së taksave dhe raportimit tatimor;

- Ngre mekanizmat e duhur të monitorimit për zbatimin e politikave të brendshme të taksave;

- Bashkëpunon me autoritetet tatimore lokale dhe ofron mbështetje për auditimin / inspektimin e taksave për Grupin;

- Menaxhon marredheniet me konsulentët dhe auditorët e jashtëm të taksave në nivel lokal dhe rajonal, sipas nevojës.

- Udhëheq dhe të koordinon iniciativat ad-hoc të lidhura me taksat në nivel lokal ose rajonal;

- Kërkon dhe zhvillon strategji për optimizimin e taksave ne nivel kompanie/Grupi

- Planifikon, drejton, mbikëqyr dhe ekzekuton projekte tatimore të ndryshme dhe komplekse për kompanitë e Grupit;

- Parashikon ndikimet të legjislacionit të ri tatimor dhe ndryshimeve në mjedis;

- Interpreton ligjet lokale tatimore me mbështetjen e këshilltarëve te jashtem, rekomandon praktikat më të mira dhe propozon përmirësim te ligjeve tatimore për përfitimet e Grupit;

- Monitoron transaksionet, kontratat dhe faturimin ndër kompanitë e lidhura për pajtueshmërinë dhe optimizimin e taksave;

- Udheheq transanksione kyce, alokim te kapitalit apo propozon ndryshime strukturore te Grupit per optimizim nga pikepamja e taksave;

- Ngre dhe miremban nje arkive me korrespondencen me organet tatimore ne lidhje me ceshtje qe kane te bejne me interpretime te ligjeve tatimore, kontrolle/apelime te rendesishme tatimore;

- Realizon detyra të tjera të caktuara.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplome Universitare ne Administrim Biznesi ose Finance, preferohet MBA;

Eksperiencë Pune:

- Të paktën 10 vjet përvojë progresive në Kontabilitet me theks të veçantë në funksionin e menaxhimit të taksave si dhe;

- Të paktën 3 vjet eksperiencë në funksione rishikimi ose dorëzimi të deklaratave tatimore për një kompani private të mesme dhe/ose të madhe.

 

Aftësi:

- Aftësi shumë të mira në konsolidimin e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve me palët e treta (si kompanite e auditimit te jashtem, kompanite e konsulencave fiskale, Ministrine e Financave, zyrat e Tatim-Taksave etj);

- Aftësi shumë të mira në konsolidimin e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve me departamentet e tjera te Grupit ose me njësitë e biznesit në kompanitë e Grupit

- Aftësi të forta analitike / sasiore;

- Aftësi të shkelqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim;

- Aftësi për të komunikuar çështje komplekse në forma lehtesisht të kuptueshme për të tjerët;

- Aftesi të punojë në mënyrë të pavarur ose me pak mbikëqyrje;

- Motivuar nga brenda për të kërkuar përgjigje, për të krijuar ide dhe për të zhvilluar aftësi të reja;

- I/e vetemotivuar, pro active-e dhe i/e orientuar drejt arritjes se rezultateve;

- Aftësi për të ruajtur etikën në punë;

- Zotërim shume i mire i gjuhës angleze;

- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.

 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

JU MIRËPRESIM!

 

 

 

DIMENSION sh.p.k.

Adresa: Blv. “Gjergj Fishta”, Pallati Delta shk.1,kati 4 ǀ Tirane ǀ Albania

Office: +355 4 2255506 ǀ Cel:+355 67 46 47 484 ǀ Web: www.dimensionhr.al; E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension