Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

SUPERVIZOR I NJËSISË SË PASTRIMIT

SUPERVIZOR I NJËSISË SË PASTRIMIT

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 15 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Në emër të një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

SUPERVIZOR I NJËSISË SË PASTRIMIT

(Vlore)

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË:

- Menaxhon aktivitetin e përditshëm të Njësisë së Pastrimit ku përfshihen, pastrimi i të gjitha mjediseve të brendëshme dhe të jashtme, hapësirat publike;
- Kujdeset që shërbimi i ofruar të jetë konform standardeve/protokolleve që ofrohet në resorte komplekse rezidenciale;
- Planifikon, organizon ekipin për të siguruar efikasitet të shërbimit të dhënë;
- Mbikëqyr stafit dhe proceset ditore, javore, mujore, vjetore;

-Blen, porosit produktet e konusmueshme si lëndë larëse – pastruese;
- Mban inventarin;
- Nxjerr KPI për performancën e njësisë;
- Kryen inspektime në çdo ambient që ofrohet ky shërbim;
- Rekruton, programon dhe trajnon të gjithë anëtarët e rinj të stafit të Njësisë së Pastrimit;
-Mban buxhetin e njësisë, duke ofruar përmbledhje faturimesh dhe shpenzimesh;
- Mban standardet më të larta të pastërtisë, sigurisë dhe sjelljes;
- Njohuri për ISHP dhe standardet e sigurisë;
- Përcakton dhe mirëmban planin e punës të Njësisë së Pastrimit, dhe kujdeset për të bërë njoftimin tek stafi përkatës;
- Siguron mirëmbajtjen dhe furnizimin me të gjitha pajisjet që nevojiten për njësinë;
- Mban përgjegjësi të plotë për indetifikimin e problematikave të njesisë së pastrimit;
- Suporton në përgatitjen e buxhetit dhe ndjek realizimin;
- Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e shpenzimeve;
- Mban dokumentacionet përkatëse si procesverbale, kontrolle ditore;

- Siguron njohuri të mira për optimizimin e shërbimit të pastrimit/higjenës;
- Kryen raportime periodike mbi situaten;
- Harton rregullore dhe procedura;
- Si dhe çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga HD përkatës;

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Të zotëroje diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor”.

Eksperiencat e punës: Përvojat e përgjithshme në këtë fushë mbi 3 vjet eksperiencë në punë.

Aftësi:
- Aftësi shumë të mira koordinimi;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
- Aftësi Leadership;
- Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve;
- Të ketë mendim kritik;
- Të jetë i/e vëmëndshme ndaj detajeve;
- Të ketë njohje të gjuhës angleze (është avantazh).

 

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

 

 

JU MIREPRESIM

 

 

 *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension