Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

SPECIALIST SHITJESH

SPECIALIST SHITJESH

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 15 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Në emër të një prej kompanive më të mëdha një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

SPECIALIST SHITJESH

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË:

- Prezanton, promovon dhe shet produktet / shërbimet duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm

- Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politiken dhe strategjinë fitimprurëse të kompanisë të caktuar

- Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhëni pozitive me biznesin dhe klientët

- Analizon potencialin e territorit / tregut dhe pistat e shitjeve

- Vendos kontakte me kliente te rinj dhe mirëmban kontaktet me klientet ekzistues.

- Është përgjegjës për rezultatet e biznesit të kesaj kategorie klientesh.Viziton klientet, negocion marrëveshjet dhe ndërton marrëdhënie afatgjata.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplome Bachelor. Preferohet Menaxhim Biznesi

Eksperiencë Pune: Mbi 2 vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve

Aftësi:                          

- Të ketë aftesi shumë të mira në shitje                 

- Ta karakterizojë mirësjellja, komunikimi dhe serioziteti;

- Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj që lidhet me klientin

- Të njoh mirë gjuhën angleze dhe greke

 

Për më shumë info vizitoni: www.dimensionhr.al

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

 

JU MIRËPRESIM

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension