Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxhere Shitjesh

Menaxhere Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri ne fushen e estetikës, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER/E SHITJESH

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
• Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
• Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
• Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
• Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet,
• Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
• Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual,
• Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh);

Eksperiencë Pune: Preferehet eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme, jo më pak se 1 vjet;

Aftesite:

• Njohuri në gjuhën angleze ose italiane,
• Të jetë i/e besueshëm,
• Aftësi të mira komunikuese,
• Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
• Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
• Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
• Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
• Të jete i aftë të punojë në grup,
• Të jetë i aftë të punojë nën presion,

 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Shtator 2018

 

JU MIRËPRESIM!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension