Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER SHITJESH

MENAXHER SHITJESH

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individë në kërkim të karrierës tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.

Në emër të një kompanie që operon në fushen e distribucionit dhe tregetimit te pijeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER SHITJESH

 

 

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Te drejtoje e organizoje forcen shitese per shitjen e produkteve ne subjektet tregtare te Qarkut Elbasan.

- Te bashkepunoje me distributorin per organizimin e riteve ditore te parashitesave, per marrjen dhe dergimin e porosive per produkte nga subjektet tregtare.

- Te trajnoje forcen shitese kur e sheh te nevojshme.

- Te bashkepunoje me subjektet tregtare per te shtrire produktet, per te fituar kliente te rinj dhe rritur shitjet ne territorin qe i eshte caktuar.

- Te prezantoje produktet e kompanise ne subjekte tregtare.- Te identifikoje pikat potenciale dhe te propozoje masa per permiresimin e bashkepunimit.

- Te raportoje informacionin e perditshem dhe te propozoje masa konkrete per permiresimin e shitjeve.

- Te ndjeke ofertat qe jepen nga Kompania dhe si percillen tek konsumatori.

- Ne bashkepunim me distributorin te propozoje masa dhe mbeshtetje me marketing.

- Te menaxhoje dhe te kerkoje nga agjentet perdorimin korrekt te Sistemit te Informacionit te Shitjes “SAD”

- Te analizoje dhe te pergatise ne menyre periodike raportet e shitjes.

- Te jete i gatshem per te punuar dhe jashte orarit te punes.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Te kete mbaruar arsimin e larte (preferohet Fakulteti i Ekonomise, Menaxhim Biznesi, Turizem, Marketing).

Eksperiencë Pune: Te ketë eksperience pune si menaxher shitjesh ne terren minimalisht 2 -3 vjet.

Aftësi:

- Te zotëroje programet baze te kompjuterit.

- Te kete aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

- Te zoteroje patente te klasit B.

- Vendbanimi ne Elbasan.

 

 

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

 

JU MIRËPRESIM!

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension