Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxher Prokurimesh (Ing.Ndertimi)

Menaxher Prokurimesh (Ing.Ndertimi)

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER PROKURIMESH
(INXHINIER MEKANIK)
 
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
 
Menaxheri i Prokurimit është përgjegjës për menaxhimin e prokurimeve në disa aspekte, ai ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet dhe pajisjet, dhe koordinon procesin e blerjes. Është pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, për vlerësimin teknik të projektit dhe materialeve si dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare e teknike.
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
 
• Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompaninë;
• Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës;
• Suport teknik ndaj furnitorëve me zbërthimin teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për ҫdo material;
• Analizimi i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh, ҫertifikatat, testet, skedat teknike për të evidentuar konformitetin e tyre;
• Menaxhimi i prioriteteve të shumta njëkohesisht;
• Punë në ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti;
• Analize ҫmimesh dhe kostosh për blerjet e mundëshme (për projekt/tender). Dhe një rekomandim për zëvendesim produkti apo furnitori;
• Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë.
 
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
 
Edukimi: Arsim i lartë, Diplome në Fakultetin e  Inxhinierisë Mekanike;
 
Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 2-3 vjecare në këtë fushë;
 
Aftësi:
 
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
• Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad;
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
• Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane;
• Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese;
• Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese;
• Të jetë i aftë per të punuar në grup;
 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Ju lutemi te percaktoni ne email pozicionin vacant per te cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

 
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension