Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER (NE SEKTORIN E SHITJEVE)

MENAXHER (NE SEKTORIN E SHITJEVE)

DIMENSION me një eksperience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.

Ne emër të një kompanie lider në fushën e tregtimit të produkteve profesionale te pastrimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin vakant :

 

MENAXHER I SEKTORIT TE SHITJES

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

 - Përgjegjës për rritjen e shitjeve dhe bazës së klientëve;

- Përgjegjës për hartimin e procedurave, respektimin e rregullave dhe kontrolleve periodike të agjentëve që ka nën supervizim;

- Cilësia e punëve në Departamentin e Shitjeve. (Mbikëqyr çdo proces dhe punonjës për punën që kryen, mënyrën si e kryen etj;

- Vlerëson performancën e çdo punononjësi që ka nën supervizim, duke marrë vendime mbi zgjatjen ose jo të kontratës me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm;

- Bashkëpunon me Departamentin e Financës për te siguruar administrimin e saktë të veprimeve me faturat, raportet e shitjeve, raportet për klientët, etj.

- Koordinon të gjithë stafin e Shitjes që të arrij objektivat e caktuar dhe brenda standarteve të përcaktuara nga kompania.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (Preferohet profil biznesi).

Eksperienca: Preferohet të ketë patur më parë eksperienca në menaxhim dhe/ose shitje.

Aftësi:

- Te jetë i komunikueshëm dhe i sjellshëm;

- Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe drejtuese;

- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja;

- Te ketë njohuri kompjuterike;

- Të këtë leje drejtimi.

 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

JU MIRËPRESIM!

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension