Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxher Marketingu

Menaxher Marketingu
 
 

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER MARKETINGU


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Hartimi, implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut, i buxhetit vjetor marketing, planit marketing dhe analizave te ndryshme në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë. Azhornimi I kesaj strategjie ne benefitet e rritjes se shitjeve.


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi 3 mujore/mujore;
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimi i tij;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton drejtuesve të kompanisë;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase të të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë, problematikat e shitjeve dhe strategjitë e e nevojshme per permiresim;
  • Raporton tek drejtuesit e kompanisë periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 5 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;


Aftësi:

  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftesi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
  • Pozitiv dhe entuziast;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

                             

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nëntor 2016

JU MIRËPRESIM!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension