Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxher Marketingu

Menaxher Marketingu
 
 

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e karburanteve dhe mjeteve te transportit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER MARKETINGU


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i marketingut dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;
  • Hartimin e fushatave sezonale për rritjen e shitjeve;
  • Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;
  • Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;
  • Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);

Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;


Aftësi:

  • Aftësi për studimin e tregut;
  • Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;
  • Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
  • Aftësi krijuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

                             

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 03 Prill 2017

JU MIRËPRESIM!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension