Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Menaxher Marketingu

Menaxher Marketingu
 
 

Dimension me një experiencë 10 vjeçare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individë në kërkim të karrierës tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER MARKETINGU


 

 

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e brandit me anë të produkteve dhe shërbimeve të marketingut në përputhje me objektivat e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

Detyra Marketing:

  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Propozon forma praktike dhe krijuese, oferta sezonale për promocionin e shërbimeve të zyrës duke bashkëpunuar ngushtë me BM dhe duke marrë aprovimin nga eprori;
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit të event planner; i paraprin në avancë dhe kupton interesat e biznesit;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Ideon strategji për produkte dhe shërbime të reja;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise, website-t të kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Përgatitja e plan media-ve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me palët e treta në lidhje me reklamimin e produkteve të kompanisë;

Detyra Menaxheriale:

  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
  • Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varesi, koordinon proceset e punës, monitoron performancën e tyre;
  • Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit;
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në terren të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Përpilon dhe raporton tek Brand Menaxheri, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Përpilon dhe raporton te Brand Menager në kohë për problematika të caktuara në lidhje me stafin dhe klientet;
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Bashkëpunon me Menaxheren e Dyqanit për të shfrytëzuar potencialin e klientëve të salloni-t;

Detyra Operacionale:

  • Siguron përpara ҫdo sezoni të jetë gati një portofol i materjaleve marketing si: kartëvizita, flyer, fletëpalosje etj;
  • Mirëmban të gjithë dokumentacionin përkates si psh kontratat, kosto kontratat, etj;
  • Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem;
  • Mirëmban databazen e klientëve;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing, përbën përparësi përvoja në Biznes;


 

AFTËSITË:

  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing;
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;;
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;
  • Të ketë leje drejtimi;
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 5 Nëntor 2015

JU MIRËPRESIM!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension