Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER IMPORT – EKSPORTI

MENAXHER IMPORT – EKSPORTI

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Në emër të një kompanie që operon në fushën e distribucionit/FMCG (fast moving consumer goods), DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

MENAXHER IMPORT – EKSPORTI

  

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Përfaqëson Shoqërinë tek distributoret, klientët jashtë vendit dhe bashkëpunon me furnitorët e huaj

- Bashkëpunon me distributorët jashtë vendit, merr informacion për tregun e produkteve, prezencen, kanalet e tregtimit, organizimin e shitjes, funksionimin e distributoreve, kapacitetet logjistike per vitin dhe periudha 3 ose 4 mujore.

- Në baze të këtij informacioni dhe ne bashkepunim me distributoret pergatit "Planin vjetor te shitjes se distributorit"

- Në bashkëpunim me strukturat e Shoqërisë dhe në bashkëpunim me Distributorin negocion draft kontratën dhe ndjek miratimin e kontratës së furnizimit me secilin distributor jashtë vendit

- Merr informacion dhe verifikon zbatimin e planit të marketingut nga distributorët

- Bashkëpunon me Departamentin e Financës për kryerjen në kohë të pagesave nga palët gjatë import – eksportit të mallrave.

- Kerkon informacion periodik për furnizimin,shitjet dhe gjithë problematikat nga distributorët në vendet e rajonit.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

 

Edukimi: Arsim i Larte (Preferohet Ekonomik/Menaxhim Biznesi).

 

Eksperiencë Pune: Minimalisht 5 vite ne pozicione te ngjashme.

 

Aftësi:

- Te zoteroje shume mire gjuhen angleze, ne te shkruar dhe komunikim, gjuhet e tjera jane avantazh.

- Te kete aftesi menaxhuese, negociuese dhe te njohe marredheniet nderkombetare ne biznes.

- Te jete i gatshem per udhetime jashte vendit ne cdo kohe.

- Vendbanimi ne Tirane ose ne Shkoder.

 

 

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

 

 

JU MIRËPRESIM!

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension