Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER/E SHOWROOMI

MENAXHER/E SHOWROOMI

DIMENSION me një eksperience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Për një kompani të madhe në fushën e shitjeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER/E SHOWROOMI

 

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË:

- Menaxhon procesin e shitjeve në showroom;

- Menaxhon marrëdhëniet me klientët aktual të kompanisë dhe ndërton marrëdhënie me klientët e rinj;

- Kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për ecurinë e procesit të shitjeve;

- Ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me të gjitha departamentet e tjera të kompanisë;

- Koordinon procesin e shitjeve duke bashkëpunuar me magazinën, logjistikën etj;

- Udhëzon, asiston dhe mbikëqyr ecurinë e stafit.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomuar në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.

Eksperienca: Minimumi 2 vite eksperiencë pune me shitjet në showroom.

Aftësi:

- Të ketë aftësi shumë të mira në shitje.

- Aftësi shumë të mira komunikuese;

- Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe organizative.

 

 

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

JU MIREPRESIM!

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension