Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER/E SHITJESH

MENAXHER/E SHITJESH

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 15 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Për një nga kompanitë lider në industrinë e hotelerisë dhe turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER/E SHITJESH

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

- Kuptojnë plotësisht strategjinë e biznesit duke e promovuar atë;

- Analizojnë tendecat e tregut dhe aktivitetin e konkurrentëve për të indentifikuar pikat e rëndësishme të biznesit;
- Krijojnë dhe përditësojnë planin e veprimeve dhe objektivat financiare;
- Identifikojnë tregje të reja dhe mundësi biznesi për rritjen e shitjeve;
- Bashkëpunojnë ngushtë me departamentin e rezervimeve për zhvillimin dhe strategjinë e çmimeve;
- Negociojnë tarifat / paketat e akomodimeve dhe shërbimeve të tjera me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj;
- Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
- Zhvillojnë, zbatojnë dhe promovojnë tarifa / paketa të ndryshme në kanalet e marketingut online, duke përfshirë kanalet e mediave sociale;
- Përfaqësojnë hotelin / biznesin në evente dhe ekspozita të ndryshme;
- Hartojnë dhe negociojnë kontratat e hotelit, me agjensitë / operatorët turistikë, klientët e korporatave, eventeve, grupeve etj. në përputhje me kushtet aktuale të biznesit dhe çmimeve;
- Bashkëpunojnë ngushtë me departamentet e tjera për t’ju ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme klientëve;
 - Hartojnë raportin e aktivitetit të shitjeve javore si dhe krijojnë e monitorojnë raportin mujor të shitjeve

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Fakultetin e Ekonomisë dhe/ose Hoteleri Turizem

Eksperiencë Pune: Mbi 5 vjet në ketë pozicion;

Aftësi:                          

- Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës;

- Të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;

- Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;

- Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;

- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;

- Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;

- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;

- Duhet të jenë të pajisur me patentë

 

 

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

 

JU MIREPRESIM

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension