Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

MENAXHER/E EVENTESH (HOTEL)

MENAXHER/E EVENTESH (HOTEL)

DIMENSION me një eksperience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale

 

Për një nga kompanitë lider në industrinë e hotelerisë dhe turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER/E EVENTESH (HOTEL)

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

- Në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime për evente, konferenca etj;
- Maksimizojnë të ardhurat përfshirë parashikimet dhe raportimet e sakta dhe në kohë
- Punojnë ngushtësisht me Menaxherin e Hotelit dhe menaxherët e departamenteve të tjerë për të garantuar mbarëvajtjen e eventeve që zhvillohen në hotel;

- Të krijojnë dhe zbatojnë një kalendar eventesh gjatë gjithë vitit;
- Të kënë aftësi të mira planifikimi, shitjeje, organizimi dhe negocimi;
- Menaxhojnë aspektin administrativ të një eventi duke përfshirë kontratën, negocimin e detajeve, parashikimin e të ardhurave, raportimin dhe mundesitë e rinovimit të kontratës;
- Realizojnë planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;

- Kujdesen që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të
shkruara në kontratë;
- Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekzistues dhe klientët e rinj;

- Ndjekin deri në përfundim të gjitha transaksionet financiare, duke siguruar që të gjitha të ardhurat për shërbimet e ofruara janë mbledhur;
- Kujdesen të kenë një imazhi profesional gjatë gjithë kohës;
- Kandidatët duhet të jenë fleksibël në orare dhe të gatshëm të ndjekin zhvillimin e eventeve;

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë në Marketing/Administrim Biznes/Hoteleri Turizem

Eksperiencë Pune: 3 vite pune në fushen e hotelerise

Aftësi:                          

- Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;

- Të kenë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’.

- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;

- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;

- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

 

 

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

 

JU MIREPRESIM

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension