Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

KONSULENT LIGJOR (Senior)

KONSULENT LIGJOR (Senior)

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca 15 vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Për një studio ligjore të suksesshme, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

KONSULENT LIGJOR

(Senior)

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

- Të njoh çështjet që lidhen me të drejtën tregtare

 - Të njoh të drejtën e punës dhe ligjin për të huajt ( lejet e qëndrimit)

- Të përpilojë dhe rishikojë kontratat të ndryshme

- Të ndihmojë në ofrimin e ndihmës për konsulencë të përgjithshme ose të posacme në lidhje me çështjet e mësipërme

- Zhvillon detyra të tjera të lidhura me çështjet ligjore të biznesit në projekte energjie, infrastrukture, koncesione apo prokurime publike

 - Ndjek ceshtjet ligjore qe lidhen me industrite e telekomunikacionit, bankare, shoqeri sigurimi

- Ofron konsulence në ceshtje te pronesise intelektuale, mbrojtje te konkurrences, mbrojtja e te dhenave personale

- Ndjek dhe asiston në ceshtje administrative, fiskale, doganore.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të jetë diplomuar në Fakultetin e Juridikut

Eksperiencë Pune: Mbi 7  vite në studio ligjore;

Aftësi:                          

- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara

- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup

- Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;

- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze.

 

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë të e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni

 

JU MIREPRESIM

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension