Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

INXHINIER MINIERE

INXHINIER MINIERE

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MINIERE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon brigadierët dhe stafin operacional në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore ne mënyrë që mbarvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Eshte pergjegjes per realizimin e prodhimit dhe te punimeve minerare ne sektorin e tij.
• Zbaton me përpiktmëri maksimale rregulloren e sigurimit teknik dhe procedurat e punës. Promovon vazhdueshem zbatimin e kësaj rregullore dhe ndjekjen e procedurave të punës nga brigadierët dhe punëtorët e tjerë të Minierës;
• Ndërmerr kërkime gjeologjike të vëndeve të shfrytëzimit në Minierë, në përputhje me formatin e para-caktuar dhe standartet e Shoqërisë, dhe gjithashtu kontrollon frontet e punes te pakten nje here ne dite dhe leshon urdher me shkrim per te punuar ne keto fronte.
• Organizon evidentimin e punes se kryer nga cdo brigade e punetori , mban pergjegjesi te plote per veprimet qe kryen;
• Realizon planifikimin dhe menaxhimin e prodhimit e te punimeve minerare (shpenzimet, kostot, cilesine e prodhimit) dhe mban rezultate sa me efektive bazuar ne qellimin e tij; 
• Angazhohet në kontrollin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procedurave të Minierës dhe procedurat e planifikimit duke dhënë rekomandime dhe bashkëpunuar;
• Ofron suport sipas fushes se kompetences ne pergatitjen e materialeve teknike tenevojshme te projekteve (ne bashkepunim me Departamentet e tjera) dhe eshte pergjegjes per menaxhimin e ceshtjeve administrative te sektorit ku punon; 
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Krye Inxhinieri dhe/apo Administratori Lokal.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Miniere.

Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vjet;

Aftësi:

• Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
• Të ketë eksperiencë në plasje;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. 
                                                   
JU MIRËPRESIM!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension