Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Inxhinier Mekanik (Per Tregun Europian)

Inxhinier Mekanik (Per Tregun Europian)

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj, po kërkon të punesojë të rinj që kanë deshirë të përqfojnë një zanat të ri në sektorin e mekanikës automotive, dhe që në një hark kohor prej 2 vitesh mund të arrijne të përfitojne një nivel page disa herë më të lartë se mesatarja e tregut në Shqipëri.Kandidatët do trajnohen në akademinë që kompania ka themeluar në Tiranë, dhe me pas do te punesohën në kantiere të ndryshme në vendet Europiane, kryesisht në Itali.Trajnimi dhe puna që do zhvillojnë konsiston në riparimin e dëmtimeve që automjetet pësojne nga kushtet atmosferike.

INXHINIER MEKANIK
(PER TREGUN EUROPIAN)

Kërkesat:

• Kandidatët duhet të jenë diplomuar në degen e inxhinierise mekanike Bachelor ose Master (preferohen kandidatë që janë diplomuar në industrine automotive).
• Nuk është skualifikuese nëse kandidati nuk ka experiencë.
• Njohje e mirë e gjuhës italiane.
• Kandidatët duhet të kenë njohuri në përdorimin e aparateve teknologjike (Kompjuter,Tablet).
• Gadishmëri për të punuar për një periudhë kohë disa javore në tregun europian.
• Fleksibilitet për të punuar si në grup edhe i pavarur.
• Leje qarkullimi për automjete të kategorisë B.

Përfitimet:

• Kontratë pune 2-3 vjecare, në të cilën kompania investon edhe për trajnimin dhe zvillimin e kandidatit.
• Ushqimi i përfshirë.
• Rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit dhe të trasferimit në vendet e tjera të Europës.
• Mundesi rritje page nga viti i parë në të dytin, dhe nga i dyti në të tretin, (ne varesi te perkushtimit dhe rezultatit qe jep kandidati)
• Kompania ofron automjet në përfundimin e vitit të 2 të kontratës.
• Bonus deri ne 30% të pagës bazë me arritjen e objektivave. 
 
Mirepresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;
 
Ju lutemi te percaktoni ne email pozicionin vakant per te cilin aplikoni.
Ju informojme se vetem kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Faleminderit!

DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension