Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

INXHINIER MEKANIK/NAFTE

INXHINIER MEKANIK/NAFTE

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Jeni individë në kërkim të karrierës tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të madhe që operon në Shqipëri në fushën e OIL & Gas, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

INXHINIER MEKANIK/NAFTE

(NE TERREN)

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Analizimi i të dhënave teknike të materialeve;

- Njeh me detaje instrumentat matës të presionit, temperaturës dhe prurjes;

- Analizon rezultatet e instrumentave matës (të presionit, temperaturës dhe prurjes);

- Njeh me detaje produkte inxhinierike si tuba, rakorder, saracineska etj si dhe funksionin e tyre;

- Gjatë procesit të punës mbikëqyr funksionimin e pompave dhe analizon ecurinë e tyre;

- Angazhohet në kontrollin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të analizave teknike të materialeve dhe instrumentave matës.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsimi i lartë. Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ose Inxhinieri Nafte.

Eksperiencë Pune: Të ketë eksperiencë pune në fushën e OIL & Gas

Aftësi:

- Aftësi të shkëlqyera në anën teknike;

- Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe ne ekip

- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;

- Përvojë të mjaftueshme për ti përballuar detyrat e punës nën presion.

- Aftesi shume te mira ne komunikim dhe shkrim te gjuhes Angleze.

 

 

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

JU MIRËPRESIM!

 

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension