• Tirana

Dimension HR

DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant “INXHINIER ELEKTRIK” për një kompani të madhe që operon në industrinë e energjisë së rinovueshme.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Është përgjegjës për përgatitjen e ofertës paraprake që përfshin preventivin, analizë prodhimi, planin Teknik dhe planin e strukturës;
  • Përgatit projektin paraprak pasi preventivi pranohet (plan teknik, plan strukture, lidhja e paneleve, skema elektrike, genplan, analizë prodhimi financiare, bashkimi i planeve me specifikat teknike, garancitë, licensat, certifikimet ISO, skanim dhe printim projekti);
  • Përgatit kontratën e shit-blerjes, projektin e zbatimit dhe nxjerr listën e materialeve;
  • Është përgjegjës në mënyrë direkte për zbatimin e projektit për impiantin fotovoltaik;
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësin e projektit dhe grupet e punës;
  • I jep zgjidhje problemeve të ndryshme në terren duke përfshirë montimin e paneleve fotovoltaike dhe pjesën AC të impiantit fotovoltaik;
  • Është përgjegjës për ndryshimin e projektit pasi konsultohet paraprakisht me inxhinierin e projektimit;
  • Mbikëqyr grupet e punës në terren për mbarëvatjen e proceseve të punës dhe sigurohet që sjellja dhe komunikimi mes pjestarëve të grupit të jetë korrekte;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;
Eksperienca: Të ketë minimalisht 2 vjet përvojë pune në të njëjtin drejtim;

Aftësitë:

  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e AutoCAD;
  • Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
  • Të mbajë marrëdhënie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jete i aftë te kryeje leximin e projekteve dhe implementimin e tyre;
  • Të zotërojë patente makine Klasi B

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «INXHINIER ELEKTRIK»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×