Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Drejtor Shitjesh

Drejtor Shitjesh

DIMENSION me një experience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

DREJTOR SHITJESH

 

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Kandidati duhet të jetë i aftë të mirë-menaxhojë veten dhe të tjerët, kërkues dhe këmbëngulës, i aftë të bëjë ndryshim e të përshtasë kompaninë me zhvillimet e tregut siedhe t’u paraprijë apo t’u japë zgjidhje efektive në kohë problemeve dhe mundësive të cilathas kompania dhe stafi i saj. Kërkohet një person që ka energji në ndërtimi i marrdhënievetë përsosura me klientët, si edhe që arrin të harmonizojë dhe të motivojë punën në skuadër.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  •  Zhvillon strategjitë komerciale të kompanisë, të rritjes së të ardhurave dhe të shitjeve dhe siguron vënien në zbatim të tyre sipas parashikimeve.

  • Ofron këshillim strategjik Bordit të Kompanisë mbi performancën, tendencat e tregut dhe të ardhmen e Kompanisë dhe fiton aprovimin e tyre për hapat e mëtejshëm.

  • Përgatit dhe vë në zbatim planet e zhvillimit të biznesit të kompanisë, strategjitë e shitjeve dhe të zgjerimit dhe siguron harmonizimin e të gjitha funksioneve brënda kompanisë nën një operim kosto-efektiv për arritjen e objektivave.

  • Përmbush objektivat e shitjeve duke planifikuar, zhvilluar, zbatuar dhe vlerësuar sipas fokusit programet e shitjes, të marketingut dhe të mbulimit të tregut për secilën pikë shitjeje dhe shërbimi, përfshirë stafin e shitjeve.

  • Analizë të detajuar te kërkesave të klientëve, nevojave për optimimizim të mbulimit dhe distribuimit , shërbimin ndaj klientit, proceseve të punës dhe problematikave të hasura.

  • Vendimarrje të bazuar në analiza dhe strategji për të garantuar rritjen e mëtejshme të kompanisë.Krijim të objektivave dhe planeve mujore të punës.

  • Detajim të proceseve të punës si edhe krijimin e sistemeve të vlerësimit dhe matjes së performancës së kompanisë dhe stafit sipas pozitave.

  • Raportime të ndryshme përfshirë performancën e detajuar mujore, tremujore dhe vjetore.

  • Përgjegjës për planet marketing/trade marketing të kompanisë për komunikimin e markave dhe planeve promocionale.

  • Përgjegjës për furnizimet dhe optimizimin e stokut të nevojshëm në cilësi, çmim dhe shumëllojshmërisë për përmbushjen e nevojave të klientëve në cdo kohë.

  • Përgjegjës për ndërtimin e një sistemi efektiv distribuimi, logjistike dhe mbulim optimal territori duke siguruar prezencën e produkteve të kompanisë në përmbushje të kërkesës së tregut në cdo kohë dhe për cdo klient.

  • Ndjek ngushtësisht nivelin e investimeve, kostove dhe anës operacionale të kompanisë si edhe ndërmerr hapa strategjik për optimizim të kostove në arritjen e performancës së synuar.

  • Siguron shërbim cilësor në të gjitha hallkat e shërbimeve të kompanisë nëpërmjet vendosjes dhe vënies në zbatim të standarteve të operimit të kompanisë dhe stafit. Siguron në cdo kohë që stafi ka njohurinë e nevojshme teknike dhe profesionale për të kryer detyrat me sukses.

  • Përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e organizatës.

  • Rekruton, mirëmenaxhon, monitoron, motivon dhe zhvillon stafin për profesionalizëm dhe performance të lartë.

  • Vlerëson rregullisht nevojën për ndryshime të kulturës së punës, proceseve dhe modelit të biznesit si edhe udhëheq kompaninë në vënien në zbatim të këtyre ndryshimeve.

  • Përfaqëson kompaninë dhe angazhohet drejtpërsëdrejti në mbrojte të interesave dhe imazhit të kompanisë.

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA 

Edukimi:Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë

Eksperiencë Pune: Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në shitje dhe marketing. Preferohet në industrinë e gomës, industrisë se makinave, pjesëve të këmbimit apo shërbimeve të tjera të lidhura me makinat. Të ketë mbi 2 vite eksperiencë të pandërprerë në pozita drejtuese dhe në menaxhimin e të tjerëve.

Aftësi:

  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel) Internet;
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi shume të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
  • Ndershmeri dhe integritet;
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
  • Aftësi në organizim;
  • Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;I aftë të punojë në ekip.
  • Të njohë programet kompjuterike dhe nëpërmjet tyre të jetë i aftë të bëjë analiza,raporte, prezantime, etj
  • Të ketë leje drejtimi automjeti klasi B.

 

 

 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Ju lutemi te percaktoni ne email pozicionin per te cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

JU MIRËPRESIM!

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension