Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

DATABASE ADMINISTRATOR

DATABASE ADMINISTRATOR

DIMENSION me një eksperiencë disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.

Jeni individë në kërkim të karrierës tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një grupi të suksesshëm të investimeve, që zhvillon aktivitetin e tij në Shqipëri dhe Rajon, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

 

 

DATABASE ADMINISTRATOR

 

 

FUNKSIONI KRYESOR

Mirëmbajtia dhe administrimi I databazave dhe aplikacioneve që lidhen me këto databaza. Përgjegjës për instalimin, konfigurimin, optimizimin dhe backup-in për databazën. Ai mirëmban dhe përmirëson ndërfaqet ndërmjet sistemeve të ndryshme në përdorim (ERP, POS, CRM, FTP etj.).

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Instalon dhe konfiguron databazën për aplikacione të reja/ekzistuese;

- Mirëmban ndërfaqet ndërmjet sistemeve që perdoren nga shoqeritë e Grupit Balfin;

- Administron dhe konfiguron programet ERP/POS;

- Ndërton raporte nëpërmjet aplikacioneve të Business Intelligence ose duke i gjeneruar direkt nga Bazat e të Dhenave në SQL;

- Ofron support për përdoruesit nepermjet telefonit, online ose pranë vendit te punës lidhur me aplikacione ERP/POS;

- Teston zhvillimet e reja ose ndryshimet në sistemet e përdorura nga shoqeria

- Rregullon problemet dhe korrigjon gabimet në software-t e instaluar;

- Perfshihet në implementimet e ERP-ve në shoqeritë e Grupit;

Ndihmon dhe asiston Manaxherin e Aplikacioneve të Biznesit në projekte dhe/ose probleme ditore;

- Detyra të tjera sipas nevojave.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë.

Eksperiencë Pune: Të ketë të paktën 3 vite eksperincë pune në kete profil.

Aftësi:

 - Njohuri të Microsoft SQL Server si dhe ne administrim dhe krijim scriptesh ne SQL;

- Njohuri të gjuhëve të programimit;

- Njohuri të mira të sistemeve operative dhe aplikacioneve bazë;

- Aftësi komunikuese të shkruara dhe verbale që ju lejojnë të informoni dhe këshilloni qartë të tjerët;

- Iniciative dhe aftësi për të ofruar ide të reja;

- Aftësi organizuese dhe planifikuese per të manaxhuar kohën tuaj dhe për të arritur afate dhe objektiva;

- Njohuri të mira në Anglisht.

 

 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

 

 

 

 

JU MIRËPRESIM!

 

 

DIMENSION sh.p.k.

Adresa: Blv. “Gjergj Fishta”, Pallati Delta shk.1,kati 4 ǀ Tirane ǀ Albania

Office: +355 4 2255506 ǀ Cel:+355 67 46 47 484 ǀ Web: www.dimensionhr.al; E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension