Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

Category Manager

Category Manager

DIMENSION me një experience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

CATEGORY MENAGER
 
 
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
 
  • Implementon, menaxhon dhe kontrollon politikat komerciale te kompanise;
  • Menaxhon dhe kontrollon ndryshimin e cmimeve nga ana e furnitoreve konform kushteve per te cilat eshte rene dakord ne kontrate
  • Organizon procesin e porosive te mallrave
  • Menaxhon implementimin e kontratave me furnitoret duke perfshire ketu si aspektet e tregtimit por edhe ato te marketingut
  • Menaxhon dhe kontrollon performancen e kategorive,
  • Realizon targetet per performancen e kategorive,
  • Përzgjedh dhe aplikon strategji për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë dhe te furnitorëve.
  • Kryen analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë
  • Përcakton çmimin e shitjes së produkteve.
  • Bashkëpunim me departamentin e marketingut në zgjedhjen e produkteve, që do të vendosen në fletepalosje
  • Dergon raport periodik tek ekipi I blerjeve ne lidhje me ecurine e produkteve te reja ne markete dhe ne distribucion dhe sugjeron shtim ose delistim produktesh per kategorine e tij.
  • Mban pergjegjesi per menaxhimin e stokut te kategorise ne Magazine dhe markete.
  • Mban komunikim ditor me menaxherët e dyqaneve për parandalimin dhe zgjidhjen e cdo problematike lidhur me furnizimin dhe shitjen e produkteve të kategorisë së tij.
  • Pergatit draftet me produktet per kataloge dhe oferta te ndryshme.
  • Detyra te tjera funksionale sipas natyres dhe/ose sipas kerkeses se manaxherit te departamentit.
 
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
 
Edukimi: Te kete perfunduar arsim e larte;
 
Eksperiencë Pune:Të ketë eksperiencë pune si menaxher kategorie ose drejtues shitjesh të produkteve, minimalisht 2 vjet të provuar me referenca të punëdhënësve të mëparshëm.
 
Aftësi:
  • Të jetë kompetent dhe i aftë të planifikojë lloje të ndryshme të aktiviteteve gjatë procesit të blerjeve;
  • Të ketë aftësi lidershipi të shkëlqyera si dhe aftësi të zbulojë mënyrat më efikase në drejtim ne sferën e tij te përgjegjësisë;
  • Të këtë aftësi të shkëlqyera komunikimi në nivel profesional teknik dhe njerëzor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira vendimarrësve në koherence me parimet e përgjithshme të shoqërisë;
  • Të jetë fleksibël dhe bashkëpunues;
  • Të këtë përfunduar studimet e larta në degë si Menaxhim, Administrim Biznesi, Ekonomik apo degë të ngjashme;
  • Të ketë kualifikime profesionale në nivel master për menaxhimin;
  • Të këtë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, cdo gjuhë tjetër përvec anglishtes do të përbente avantazh;
  • Të ketë njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office, si dhe programe të tjera specifike që lidhen me mbarvajtjen e punës;
  • Të ketë njohuri të legjislacionit në fuqi për procedurat dhe praktikat që duhet të ndiqen per tregtimin dhe menaxhimin e produkteve te kategorisë së tij;
  • Të ketë njohuri të thelluara të procedurave të bisnesit në nivel strategjik dhe praktik;
  • Të këtë njohuri dhe aftësi në mënaxhimin dhe analizimin e të dhënave si dhe në hartimin e raporteve.
 

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Ju lutemi te percaktoni ne email pozicionin vacant per te cilin aplikoni.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë

 
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office 
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension