Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Pozicione Vakante

AGJENT SHITJESH

AGJENT SHITJESH

DIMENSION me një eksperience disa vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara përcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.

Ne emër të një kompanie lider në fushën e tregtimit të produkteve profesionale të pastrimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin vakant :

 

AGJENT SHITJESH

 

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekjen e marrëdhënieve me ta;

- Të realizoj planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të

tij

- Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;

- Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të

rinj;

- Inicion plane veprimi për krijim alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;

- Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;

- Negocion me klientët për shitjen e produkteve;

- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;

- Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);

- Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe

zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;

- Takime me klientet B2B si dhe mbyllje kontrate me klientin;

- Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Menaxheri i Shitjeve.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Larte (Preferohet profil biznesi).

Eksperienca: Preferohet të ketë patur më parë eksperienca në shitje.

Aftësi:

- Te jetë i komunikueshëm dhe i sjellshëm;

- Të ketë aftësi të mira prezantimi dhe negocimi;

- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja;

- Te ketë njohuri kompjuterike;

- Të këtë leje drejtimi.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

JU MIRËPRESIM!

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension