INVEST in people

GJetje Ekzekutivesh
KOntakto

Optimizoni Biznesin Tuaj

 Dimension hr

Cfarë do te thotë të gjesh ekzekutivë ?

Eshtë procesi i gjetjes së individëve potencial për role të vecanta ose drejtuese për një kompani edhe nëse individi nuk është duke kërkuar për një punë të re.

Mund të ndodhë shpesh që kompanitë e kanë pozicionin konfidencial dhe ju drejtohen shoqërive të rekrutimit për kërkim më të thelluar në treg.

Si mund të kryhet ?

Mund të përdoren disa burime për gjetjen e tyre : 

  • rrjetet sociale për profesionistët;

  • kërkimi në network-u tonë të krijuar me profesionistë të fushave të ndryshme ;

  • rekomandimet nga individë që janë pjesë e network- ut tonë ;

  • publikimet e adresuara në kanalet tona marketing dhe në faqet zyrtare të punësimit etj;

  • kërkimin edhe tek konkurrentët e industrisë ku operon kompania

Pasi këta individë identifikohen, krijohet një rrugë komunikimi e kujdeshme dhe profesionale  për ti përfshirë në procesin e rekrutimit. Nga situata në të cilat evolon tregu ka raste që individët  kanë  interes të përfshihen dhe ka raste jo.

Kur individët duan të përfshihen, konsulentët tanë tregojnë kujdes në lidhje me dhënien e informacionit të nevojshëm për pozicionin, për kompaninë, dëgjohen eksperiencat e kandidatit, pritshmeritë e tij, diskutohen detaje të pozicionit, pritshmërite e kompanisë për profilin e pozicionit etj. Më pas bëhet një analizë e detajuar dhe vlerësim se cilët kandidatë do t’i paraqiten kompanisë.

Qëllimi jonë në këtë proces është jo vetem gjetja e kandidatit potencial për kompaninë por edhe një qasje sa më profesionale për të dy palët, duke ndërtuar një marrëdhënie me integritet si me kandidatin ashtu dhe me klientin. Shpesh herë perfshirja jonë shkon deri ne procesin e negocimit me kandidatin duke ruajtur një balancë të kërkesave të kompanisë por edhe të pritshmërive të kandidatit.

Konfidencialiteti i përfshirjes së kandidatëve shoqëron procesin dhe është një element i rëndësishëm i ruajtjes së një marrëdhënie sa më korrekte me ta.

Kontaktoni

Rreth Nesh
Blog
Kontakt

Sherbimet

Konsulence per Manaxhim
Gjetje ekzekutivesh
Rekrutime Personeli
Staff Leasing
Programe trajnimi
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi Financiar
Software per HR

Pozicione Vakante

Financiere
Graphic Designer
Hr-Manager
Arkitekt/e
Java Back End Developer
Agjent Forex
Agjent Shitje
Marketing

Follow Us