Na Kontaktoni: +355 4 22 55 506   +355 67 46 47 484

Rekrutime

Në proceset e Rekrutimit dhe Gjetjes së Ekzekutivëve dhe Ekspertëve, ne sjellim një përvojë shumë të mirë të marrëdhënieve me bizneset si dhe angazhimin tonë cilësor profesional në shërbimin që ofrojmë.
 
Në këtë proces kryhen hapat e mëposhtme:
 
• Njohja me kompaninë dhe analiza e nevojave;
Takimi ynë i parë për kërkesat e një pozicioni të ri, profilin e kandidatit, kulturën dhe objektivat e kompanisë mbyllet me një marrëveshje mbi specifikimet përfundimtare për përfundimin e  procesit me profesionalizëm.
• Kërkimi dhe takimi me kandidatët;
Për shkak të eksperiencës së konsulentëve tanë, kandidatët vlerësojnë njohuritë dhe këshillat e  tyre, gjë që rrit mundësinë në përthithjen e talenteve më të mira për kompanitë.
• Vlerësim dhe përzgjedhje;
Një intervistë e thelluar e kompetencave e ndjekur nga një vlerësim i mëtejshëm përmes referencave është faktori vendimtar për vlerësimin e bërë nga konsulentët tanë para se lista e kandidatëve të përzgjedhur t'i prezantohet kompanisë.
• Rekrutimi final;
Një nga pikat kritike të procesit të rekrutimit është që përpjekjet të rezultojnë në punësimin aktual të kandidatit. Aftësitë dhe eksperienca në mbylljen e një procesi kërkimi pune mund të bëjë dallimin mes suksesit dhe dështimit.
• Finalizimi i procesit;
Për shkak të kontaktimit të vazhdueshëm me kandidatët për çdo hap të procesit të kërkimit, konsulentët tanë monitorojnë dhe zgjidhin problemet mbi punën ose aspektet praktike dhe personale të kalimit nga një punë në tjetrën në momentin që lindin, duke minimizuar kështu të gjithë faktorët që mund të pengojnë finalizimin e procesit.
• Përgjegjësia për ndjekjen e mëtejshme;
Konsulentët tanë sigurohen sistematikisht që kandidatët e punësuar të kenë një ndikim pozitiv që tejkalon pritshmërinë e klientëve tanë. Ne i ndjekim kandidatët dhe klientët në intervale të rregullta për të kontrolluar punën dhe përshtatshmërinë e tyre.

Lini adresën tuaj të e-mailit për të marrë njoftimet më të fundit nga Dimension