Dimension HR
Dimension po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant SALES MANAGER për një kompani që operon në fushën e Real Estate dhe shërbimeve akomoduese në industrinë e turizmit.
Përmbledhje
Menaxheri i shitjes në Vlorë suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, propozon plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; si edhe mirëmban dhe menaxhon projektin/projekte të cilat ka në ngarkim, me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë.
DETYRAT E POZICIONIT
- Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;
- Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
- Menaxhon marrëdhënien me agjensitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy paleshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
- Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
- Menaxhon të gjithë procesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë;
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja, shitja dhe pas shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;
- Kryen studim të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;
- Përshihet që në momentin fillestar të projektit në sugjerime për tipologjitë e projektit, % e tyre dhe çdo element tjetër i nevojshëm nga pikëpamja e shitjes;
- Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
- Raporton ecurinë e shitjeve dhe përpilon raporte të ndryshme që mund të nevojiten për projektin;
- Ndjek çdo problematikë të projektit, sinjalizon eprorin për marrjen e masave të nevojshme për zgjidhjen e tyre.
- Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera që ofron investitorti;
- Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;
- Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiliare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;
- Plotëson draft kontratën e shitjes sipas drafteve të miratuara nga departamenti ligjor (kontrata sipërmarrje, premtim shitje, kalim të drejtash, revokim, etj.);
- Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
- Plotëson kontratat përfundimtare të shitjes për pronat e hipotekuara, ndjekja e procedurave noteriale;
- Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
Eksperienca: Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë
Aftësi:
- I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
- Aftësi të mira në biznes dhe shitje;
- I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
- Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
- Aftësi organizuese dhe koordinuese;
- Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
- Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
- Të posedojë patentë për drejtim automjeti;
- Të jetë fleksibël;
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Sales Manager »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al