about-us ok pa PCG

DIMENSION HR

DIMENSION HR është një shoqëri konsulence e specializuar në ofrimin e shërbimeve të rekrutimit, të këshillimit të karierës, të trajnimeve dhe zhvillimit personal, shërbimet EOR, etj.

Përvoja e gjatë e ekipit të saj është një burim vlerash në shërbim të organizatave, kompanive dhe individëve me qëllim përmirësimin dhe konsolidimin e vlerave dhe të standardeve profesionale në tregun e punës dhe në ekonomi.

Misioni dhe Vizioni:
  • Të jemi udhëheqës të performancës dhe një partner i besueshëm dhe i përkushtuar për organizatat, kompanitë dhe bashkëpunëtorët tanë. Misioni ynë është të ndihmojmë kompanitë të realizojnë objektivat e tyre të biznesit duke identifikuar dhe shfrytëzuar potencialet më të mira në treg nëpërmjet ofrimit të ekspertizës tonë në çështjet e burimeve njerëzore.

Vlerat Tona

Integriteti

Ne veprojmë me integritet, duke ruajtur drejtësinë, ndershmërinë dhe konfidencialitetin.

Orientimi nga Klienti

Ne përmbushim nevojat e klientëve tanë, duke siguruar cilësi dhe kohëzgjatje në përputhje me pritshmëritë e tyre.

Partneriteti

Ne ndihmojmë njëri-tjetrin në ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme dhe afatgjata të partneritetit.

Konkurrenca

Ne punojmë duke respektuar dhe mbajtur parime të shëndosha në lidhje me konkurrentët, kandidatët dhe kompanitë.

Inovacioni

Ne jemi të hapur ndaj ideve të reja dhe zhvillohemi duke ndjekur inovacionet dhe praktikat më të mira të menaxhimit të burimeve njerëzore në nivel global.

Përgjegjësia sociale

Ne jemi të përkushtuar për krijuar një vlerë të qëndrueshme në tregun e punës nepermjet angazhimeve tona ne ceshtje sociale dhe publike.

Industritë

Rreth nesh

×

Powered by WhatsApp Chat

×