• Tirana

Dimension HR

Dimension po kërkon të rekrutojë për një kompani farmaceutike të madhe FINANCIER SENIOR.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Siguron përputhjen e sistemit financiar te shoqerise me SKK, kërkesat e raportimit financiar dhe fiskal.
  • Kontabilizimi i te gjithe faturave te blerjes duke shmangur gabimet e bera ne faturimet e blerjes.
  • Zhvillon dhe zbaton procedurat e financimit, kontabilitetit dhe faturimit
  • Krijon dhe ruan masat mbrojtëse të duhura të kontrollit të brendshëm.
  • Siguron që sistemet e të dhënave të mbahen në përputhje me standardet e përgjithshme të pranuara të auditimit.
  • Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet për të udhëhequr drejtuesit e biznesit (cash flow)
  • Analizon pasqyrat financiare për të identifikuar zonat e dobëta të mundshme.
  • Inicion procedura dhe rregulla financiare, per ruajtien e interesave te shoqerise ne teresi.
  • Mbikëqyr menaxhimin financiar të operacioneve të huaja për të përfshirë zhvillimin e politikave dhe procedurave financiare dhe buxhetore.
  • Suporton ne zhvillimin dhe implementimin e planit strategjik te biznesit, sistemeve operacionale, planeve te biznesit etj.


KËRKESAT DHE AFTËSITË

Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta master në Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes, Ekonomiks.
Eksperienca: Të paktën 5-6 vjet përvojë të mëparshme në profesion. Përbën avantazh përvoja e mëparshme në farmaceutik.

Aftësitë:

  • Njohja dhe perdorimi i programeve financiare (përdorimi i Navision, përbën avantazh).
  • Aftësi të forta numerike, orientim ndaj detajeve dhe aftësi të shkëlqyera organizimi dhe planifikimi.
  • Njohje e gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve MS Excel dhe sistemeve për menaxhim biznesi

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subject « FINANCIER SENIOR »

Ju mirepresim!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×