SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE

APLIKO taNI

SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE

APLIKO taNI
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE

Detyrat & Pergjegjesite

  • Mbështet M.B.NJ. për krijimin e një plani rekrutimi.
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të rekrutimit; intervistim & përzgjedhje të kandidatëve.
  • Përgjegjës për prezantimin e kushteve të punës dhe për prezantimin e kompanisë.
  • Punon për plotësimin me korrektësi të dosjes personale të punonjësve.
  • Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe vërtetimet e ndryshme që kërkohen nga punonjësit.
  • Përgatit librezat e punës & të sigurimeve në bazë të kërkesës së punonjësve.
  • Detyra te tjera te ngjashme per profilin.

Kualifikimet & Aftesite

  • Edukimi: Te ketë diplomë të shkollës së larte
  • Eksperienca: Preferohet të paktën 2 vjet eksperiencë pune ne fushen e BNJ.
  • Aftësi:
    – Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
    – Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
    – Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndërpersonale.

 

* Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 

Mënyra e Aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

Ju Mirepresim

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

KAtegori

Financiere

Grafik Designer

Hr-Manager

Arkitekt/e

Java Back End Developer

Agjent Forex

Agjent Shitje

Marketing