SHOP MANAGER
APLIKO taNIDIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një grup të suksesshme në tregun vendas, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: SHOP MANAGER
Detyrat & Pergjegjesite
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
- Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të sigurur rendiment;
- Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klienteve;
- Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët, klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
- Organizimi i mbledhjeve ditore me stafin e shitjes;
- Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të patur rendiment;
- Marrja me cështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
- Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
- Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
- Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmeria për paraqitjen e jashtme dhe të brëndeshme te dyqanit;
- Marrja pjesë në takimet mujore për shitjet;
- Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;
- Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qëndrore;
- Koordinimi me departamentin e financës dhe organizimi i shpërndarjes së parave;
Kualifikimet & Aftesite
- Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen dege te lidhura me Administrim Biznesi);
- Eksperienca: Të ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme minimumi 2 vite;
- Aftësi: Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal; Të ketë njohuri shumë të mira te programeve të paketës Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5; Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Mënyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
Ju Mirepresim
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”