MENAXHIM I KOHËS

Kohëzgjatja: 1 Dite

Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve, dhe niveleve të menaxhimit, të administratës të cilët dëshirojnë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e kohës, proceseve, stresin etj me qëllim rritjen e performancës në punë dhe marrjen e rezultateve të larta

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit

Rreth Trajnimit

Duke përdorur vetë-zbulimin, aktivitetet praktike dhe konceptet inovative, gjatë këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kontrollojnë  më  mirë  kohën e tyre. Nga vendosja e qëllimeve të lidhura me punën,  për të mësuar se si të kontrollojmë me efikasitet dhe efektivitet kohën dhe burimet e tyre. Programi gjithashtu thekson rëndësinë e planifikimit dhe prioritizimit, trajtimin dhe kontrollin e ndërprerjeve, vendosjen e kufijve dhe menaxhimin e stresit.

Objektivat e Trajnimit

Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Njohin pikat e forta dhe dobësitë personale në mënyrën se si e menaxhojnë kohën e tyre
  • Organizojnë  më mirë veten dhe hapësirën e tyre të punës për një efikasitet më të mirë.
  • Marrin nën kontroll kohën e  tyre dhe përmirësojnë zakonet e tyre të punës.
  • Vendosin qëllimet dhe mësojnë hapat dhe metodat e planifikimit të duhur.
  • Identifikimi i “hajdutëve” të kohës, vlerësimi i prioriteteve dhe trajtimi i stresit të lidhur me kohën.
  • Mësojnë dhe praktikojnë  hapat e duhur të delegimit.

Permbledhja e Temave

Moduli 1Menaxhimi i vetes
Moduli 2Menaxhimi i mjedisit tuaj të punës
Moduli 3Menaxhimi i marrëdhënieve tuaja

Rreth Nesh
Blog
Kontakt

Sherbimet

Konsulence per Manaxhim

Gjetje ekzekutivesh

Rekrutime Personeli

Staff Leasing

Programe trajnimi
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi Financiar
Software per HR

Pozicione Vakante

Ekonomist
Agronom
Agjent-Shitje

Follow Us