Optimizoni Biznesin Tuaj
Dimension hr
Cfarë nënkupton Menaxhimi i shërbimeve të Burimeve Njerëzore nëpërmjet outsourcing ?
(Business Process Outsourcing)

Transferimi i funksioneve të burimeve njerëzore në një kompani të specializuar për cështjet e burimeve njerëzore është një iniciativë e rëndësishme strategjike e kompanive .
Ky proces i ndihmon ato të përqëndrohen në ceshtjet kryesore të biznesit, të rrisin efikasitetin në përdorimin e burimeve, duke siguruar përparësi mbi strategjitë e burimeve njerëzore dhe përmirësuar shërbimet për punonjësit e tyre.
Cilat jane arsyet që e bëjnë të domosdoshme transferimin e këtyre sherbimeve?
Qarkullimi i madh i punonjësve është një kosto e lartë për bizneset.
Si rrjedhim kjo është një sfidë e madhe për departamentin e Burimeve NJerëzore për të hartuar shërbime të cilat janë të ngjashme me konkurrencën. Kur punonjësit ndryshojnë punëdhënësin e tyre, praktikat organizative të burimeve njerëzore për shërbime të personalizuara u japin rrugë shërbimeve të standardizuara. Punonjësit gjithmonë e më shumë kërkojnë të punojnë në kompani që kanë krijuar baza të sistemit dhe standarteve të Menaxhimit të BNJ
Fuqia e kulturës unike te punës në kompani është shumë e rëndësishme për të mbajtur dhe motivuar punonjësit ekzistues si dhe për të tërhequr talente potenciale nga tregu i punës.
Të gjendur përballë stokut varfërues të talenteve, numri i kompanive në rritje po përpiqen të krahasojnë praktikat e tyre të burimeve njerëzore me konkurrencën për të konkuruar me ta si në aspektin e niveleve te kompesimit për fuqi punëtore ashtu edhe në drejtim të produktivitetit të fuqisë punëtore.
Nevoja për perdorimin e sistemeve të automatizuara për menaxhimin e BNJ po bëhet një praktikë e nevojshme në biznese, për administrimin sa me produktiv të BNJ.
Dimension nëpërmjet aseteve të tij, mund të gjenerojë shërbime të tilla të standardizuara dhe t’u ofrojë bizneseve mënyra më efikase për: rekrutimin dhe përzgjedhjen, menaxhimin e pagave dhe kompensimit, trajnimin e stafit, përfitimet dhe shërbimet e punonjësve, vlerësimi i punës etj të cilat janë shembuj të funksioneve të tilla.
Në përputhje me nevojat e klienteve, Dimension mund te ofrojë shërbim me outsourcing për proceset e mëposhtme:
Administrimin e kontratave individuale të punës
Proceset e rekrutimit, punësimet dhe largimet nga puna, problematika të ndryshme në marrëdheniet e punës me punonjesin
Menaxhimi i kohës së punës (rregullorja, format e kontrollit, pushimet, festat zyrtare etj )
Përgatitja e Objektivave të Performancës për cdo punonjës
Matja e performances se punonjesve
Përgatitja dhe ndjekja e politikës së pagave dhe nivelet e tyre.
Përgatitja e listpagesave
Suport për Drejtuesit e departamenteve për cështje të BNJ
Identifikimi i nevojave për trajnim
Planifikimi i trajnimeve
Planifikimi i buxheteve të BNj (pagat, kompesimet, trajnime, shpenzime të tjera)
Ndjekja e politikës se shpërblimeve dhe kompesimeve
Analiza e punonjësve me performancë të ulët
Ndjekja e politikes së promovimeve
Cështje të tjera në lidhje me MBNJ sipas problematikave që ka klienti
Administrimin e kontratave individuale të punës
Proceset e rekrutimit, punësimet dhe largimet nga puna, problematika të ndryshme në marrëdheniet e punës me punonjesin
Menaxhimi i kohës së punës (rregullorja, format e kontrollit, pushimet, festat zyrtare etj )
Përgatitja e Objektivave të Performancës për cdo punonjës
Matja e performances se punonjesve
Përgatitja dhe ndjekja e politikës së pagave dhe nivelet e tyre.
Përgatitja e listpagesave
Suport për Drejtuesit e departamenteve për cështje të BNJ
Identifikimi i nevojave për trajnim
Planifikimi i trajnimeve
Planifikimi i buxheteve të BNj (pagat, kompesimet, trajnime, shpenzime të tjera)
Ndjekja e politikës se shpërblimeve dhe kompesimeve
Analiza e punonjësve me performancë të ulët
Ndjekja e politikes së promovimeve
Cështje të tjera në lidhje me MBNJ sipas problematikave që ka klienti
Përparësitë e angazhimit të transferimit të shërbimit prane Dimension:
Cliron punonjësit tuaj
Cliron punonjësit tuaj nga shumë procese administrative duke pasur më shumë mundësi të përqëndrohen në objektivat kryesore të biznesit tuaj.
Reduktimi i kostove..
Reduktimi i kostove, falë një procesi të optimizuar të HR.
Menaxhimi i pushimeve vjetore
Përllogaritja e pushimeve të maturuara dhe të shfrytëzuara, regjistri i pushimeve vjetore.
Sigurohet nje menaxhim bashkekohor i BNj
Sigurohet nje menaxhim bashkekohor i BNj me metodologjitë më të fundit të cilat synojnë rritjen e eficensës dhe produktivitetit të punonjësve
Ekipi juaj i BNJ
Ekipi juaj i BNJ mund të reduktohet ose funksione të cilat shpesh kryhen nga Departamenti i financës mund të transferohen duke u fokusuar te detyrat dhe përgjegjësitë që duhet të mbulojnë këto departamente.
Ofrimi i një ekspertize në BNJ
Ofrimi i një ekspertize në BNJ lehtëson vendimarrjet në fushat e organizimit, menaxhimit dhe leadership-it.
Sigurohet një përputhshmëri me bazën ligjore
Sigurohet një përputhshmëri me bazën ligjore të marrëdhënieve të punës.
Konsolidimi i kulturës së punës
Konsolidimi i kulturës së punës e cila është infrastruktura e domosdoshme ku përcaktohen standartet, rregullat dhe politikat për rekrutimin, zhvillimin dhe administrimin e BNj.
Dimension mbulon fushën e plotë të transferimit të procesit të burimeve njerëzore. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Shërbimet tona janë fleksibël dhe adoptohen në përputhje me nevojat e biznesit. Dinamika e punës tonë synon t’i pergjigjet nevojave dhe dinamikës se biznesit tuaj. Puna dhe shërbimet tona kanë në qëndër klientin.
Na Kontaktoni
