Rreth Trajnimit
Menaxhimi i projektit është një proces dinamik planifikimi, organizimi, motivimi në përdorimin e kontrolluar e të strukturuar të burimeve të vëna në dispozicion për arritjen e qëllimeve specifike në aspekte të ndryshme të jetës ose biznesit.
Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit, brenda afateve të buxhetit të përcaktuar dhe me cilësinë e kërkuar. Në këtë kuadër, kërkohet që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe t’i integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.
Objektivat e Trajnimit
Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Kenë një kuptim më të qartë të aspekteve bazë të Menaxhimit të Projetit duke përfshirë Rolin e Menaxherit të Projektit, Planifikimit të Projektit, Reziqeve të Projektit, angazhimit të Stakeholders, etj.
- Dinë çfarë është një projekt, hapat që duhen ndjekur për përfundimin e projektit në afat dhe brenda buxhetit të përcaktuar.
- Njohin teknika të thjeshta dhe mënyra për planifikimin dhe ndjekjen e projektit.
- Dinë të identifikojnë detyrat e projektit dhe burimet për realizimin e tij, si të zbërthejnë detyrat në aktivitete dhe të përgatisin grafikun përkatës të realizimit të tyre.
- Dinë si të përgatisin, administrojnë e modifikojnë buxhetin e projektit dhe grafikun e realizimit të aktiviteteve me qëllim arritjen e afateve dhe objektivave
- Marrin njohuri ne analizën dhe manaxhimin e Riskut për projektin
Permbledhja e Temave
Moduli 1: Koncepte Bazë në Menaxhimin e Projekteve
Moduli 2: Përqasje në Menaxhimin e Projekteve
Moduli 3: Fazat e Përgatitjes dhe Menaxhimit të Projektit
Moduli 4: Monitorimi, Kontrolli dhe Vlerësimi i Projektit

Sherbimet
Gjetje ekzekutivesh
Rekrutime Personeli
Staff Leasing