DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një grup të suksesshëm në tregun vendas, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: MENAXHER PROJEKTI
Detyrat & Pergjegjesite
- Menaxhon dhe zhvillon projektet e deleguara duke përfshirë fazen fillestare hulumtuese të projektit, vlerësimin, planifikimin, konsolidimin, si edhe pajisjen me të gjithë lejet dhe licencat e nevojshme,deri në dorëzimin e projektit;
- Ofron ekspertizë, kontakte dhe know-how, pa u limituar vetëm në aspektin inxhinierik, në vleresimin, inicimin dhe strukturimin e projekteve ekzistuese;
- Përgjegjës për bashkërendimin me studiot projektuese gjatë gjithë marrëdhenies për finalizimin e detyrave;
- Realizon planifikimin dhe menaxhimin e projektit;
- etj
Kualifikimet & Aftesite
- Edukimi: DDiplomuar në degën Inxhinieri
- Eksperienca: Minimalisht 5 vite eksperiencë të ngjashme në fushën e planifikimit/menaxhimit të projekteve.
- Aftesi:Aftesi të mira të gjuhës angleze.Aftësi drejtuese të stafit në realizimin e objektivave.Aktiv dhe me iniciativë, proaktiv, me standarde të larta.
Mënyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
Ju Mirepresim
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”