INXHINIER ZBATIMI

APLIKO taNI

INXHINIER ZBATIMI

APLIKO taNI
DIMENSIONështë një kompani këshilluese, trajnuese dhe implementuese në fushën e Menaxhimit strategjik të Burimeve Njerëzore me përvojë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
INXHINIER ZBATIMI

 

DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin,
    specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë.
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm.
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
  • Përgatitjen e listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
  • Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë.
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve.
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore në bashkëpunim me Drejtuesin e departamentit te Transportit.
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat dhe ecurinë përkatëse.
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin.
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv

KËRKESAT

  • Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në zbatim (kryesisht në objekte Civile me karakter banimi)
  • Aftësi:
    – Të zoterojë shumè mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
    – Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.

Si të aplikoni?

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të dërgojnë aplikacionin e tyre (CV) në adresën e postës elektronike:rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi specifikoni në rreshtin e temës së postës elektronike vendin e lirë për të cilin po aplikoni

Ju Mirepresim

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

KAtegori

Financiere

Grafik Designer

Hr-Manager

Arkitekt/e

Java Back End Developer

Agjent Forex

Agjent Shitje

Marketing