Dimension HR
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë një HR MANAGER për një nga qendrat më të mëdha në industrinë e wellnes.
FUNKSIONET BAZË:
HR Manager përgatit dhe zhvillon funksionet të Burimeve Njerëzore, përgatit planet e BNj për projektet e reja, zhvillimin e personelit, matjes së performancës, përgatitje e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi, jep asistencë teknike menaxhimit të kompanise dhe staff-it ekzekutiv, interpreton dhe siguron mbështetjen në standartet e Ligjit Shqiptar të punësimit.
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
– Menaxhon funksionet të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performances, praktikat e panaireve te punesimit, asistencë ndaj punonjësve.
– Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e kompanise te procedurave te brendshme të Burimeve Njerëzore.
– Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit ne fuqi dhe aplikon ndryshimet.– Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore.
– Supervizon dhe keshillon stafin per tu perqasur sa me shume me vlerat e kompanise, per territur frymen e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave.
Per procesin e rekrutimit dhe trajnimit
– Perpilon njoftimet per vende vakante pune dhe ndjek procesin e grumbullimit, selektimit te cv.
– Organizon procesin e intervistimit deri ne finalizim te kandidateve fitues.
– Kujdeset per plotesimin e dosjes se personelit te ri, per hapjen e userit, dhenien ne perdorim te aseteve.
– Pergatit kontraten e punonjesve, emerimet perkatese.
– Ploteson dokumentat e largimit te punonjesve.
– Ben njoftimet perkatese stafit per punonjesit e rinj ne kompani.
– Zhvillon prezantimin e induction training (prezantim e kompanise, filozofise etj) per stafin e ri dhe kordinon me departamentet e tjera per programet specifike
– Merr pjese ne pregatitjen e planeve te trajnimit me shefat e departamenteve.
– Kryen kerkime ne treg per kurse trajnimi, prezantime, panaire qe perqasen me profilin e kompanise.
– Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi.
Eksperienca: Minimalisht 5 vite experience pune në të njëjtin profil. Eksperience ne formulimin
e politikave, ne zhvillimin e zbatimin e strategjive te reja dhe procedurave ne fushen e BNJ.
Aftësi:
– Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin.
– Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore të personelit
– Të ketë njohuri teknike në lidhje me parimet, teoritë dhe praktikat e rekrutimit, përzgjedhja dhe trajnimet e punonjesve etj
Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [email protected] me subjekt “HR MANAGER”
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
JU MIRËPRESIM
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al